• |
ide | kryesore

Mbështetësit e Bardhit firmosin kundër arrestit për Berishën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Mes emrave të 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës gjenden edhe ata që nuk e njohin atë për kryetar.

Përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit, në hetim për aferën e privatizimit të klubit  “Partizani”, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij. Në mesin e firmëtarëve përveç Gaz Bardhit janë dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Ky grupim i kërkon gjykatës një interpretim se si veprohet kur kufizohet liria e deputetit.

Por në pikën 4 të kërkesës që ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohet: “Pezullimi i masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje”

Mbështetja e grupit të Bardhit kishte vlerë të veçantë për të siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) për të bërë të mundur padinë në Gjykatën Kushtetuese. Grupi i deputetëve kërkon nga Gjykata Kushtetuese,  rrëzimin e vendimit të parë të GJKKO-së dhe pezullimin e të gjithë të tjerëve që rrjedhin prej tij, në kushtet kur nuk u përfill imuniteti i deputetit dhe kur për masën “për detyrim paraqitje”, nuk u kërkua autorizim nga Kuvendi.

Të hënën në mesditë Këshilli i Mandateve mblidhet për të diskutuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Ish-kryeministri, ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë para anëtarëve të Këshillit të Mandateve për t’u mbrojtur. PD ka lajmëruar se do të thërrasë një protestë para kryesisë së Kuvendit.

Konfirmim nuk ka as për prezencën e anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve. 4 nga 5 prej tyre, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi janë pjesë e aksionit me flakadanë për të mos lejuar funksionimin normal të kuvendit dhe nuk dihet nese do ta ndërpresin atë në mbrojtje të Berishës.

©Lapsi.al



24 Comments

    1. Berisha ju shkerdhen zboristet dhe pragun e kasolleve me balte… nga ku doli fara juaj e poshter bolshevike…
      Bastardet tuaj chobene dhe skllever barkthate, pabukes e pabrekes qe quajten veten partizane…
      Dhe shkaterruan nje komb te tere.
      Usht bushtra te perdhunuara.

  1. Vijnë dhe ikin të rinj apo figura të njohura, ai mbetet. Berisha është i vetmi që ka mbetur nga themeluesit e PD-së, ashtu si është i vetmi që ka përgjegjësinë e tij historike për shembjen e mendimit opozitar, kthimin e tij në breshëri huligane politike, zaptimin e Njëshit dhe krijimit e figurës autoritare me reminishencë nga komunizmi.

  2. Rama eshte pa diskutin lideri me inteligjent i tranzicionit. Nuk ben budalleqe si Berisha te punoje

    per mireqenien e sigurine e qytetareve, te lidhe dy pjeset e kombit me autostrade, te fut vendin ne

    nato, e te heqe vizat, te rrite pagar e pensionet, te luftoje krimin e korrupsionin, por i bie shkurt,

    me ane te pushtetit e lobingjeve me parate edhe te taksapaguesve te opozites shkaterron opoziten

    dhe nuk ka nevoje as te rrite pensionet, as te rrit mireqenien, as punesimin, as te ule cmimet as te

    beje asnje te mire ne dobi te publikut. hallal.

  3. Ky konflikt i modh në politikën shqiptare do të gjej zgjidhjen me gjyqin e dytë të McGonigalit në shkurt të vitit të ardhshëm.
    Konflikti do të emërtohet “ndeshja midis sufllaqes e byrekut” e do të dalë me fitoren e sufllaqeve.
    Meqë Bashës i pëlqejnë byrekët dhe është lidhur me Turqinë, nga na kanë ardhur byrekët e meqë Turqia është e lidhur me Rusinë, gjykata amerikane do vendosë që ti heqë non gratën Berishës e tja verë Bashës si “byrekist” i lidhur me Putinin.
    Pjesa e sufllaqeve pro greke, që ti mbushë mëndjen Ramës e doktorit me gazin që të dalin sëbashku në gjyqin e McKonigalit si dëshmitarë se ka pasur të drejtë revista sorosiane Mother Jons, e
    Basha është “spiun i Putinit”.
    McKonigalit e Ramës , jo vetëm që do ti kërkohet falje, por do tju jepen medalje që zbuluan spiunin e Putinit.
    Berishës do ti kërkohet falje për non gratën e këtë “medalje do ta marë Basha, kurse PD e Berishës do të bëjë aleancë , jo vetëm me Belerin, por edhe me Ramën

  4. se kuptoj pse nuk duhet te gjykohet Berisha per korupsion? Vjedhja eshte vjedhje , apo mqns na ka qene Kryeminister, apo President? me keq akoma me postin e tij , Per mua nqs ai ka bere ose ka mare ne menyre te palgjshme duke e pervetesuar duhet te gjykohet, edhe ndoshta me shume duke mbajtur edhe postet me te lafrta, Se i bie po ishe deputet vidhe sa me shume se te mbrojne deputet e tjere qe dalin kundra,

    1. Ore dakord me llogjikën me fal për shprehjen po llogjike infantile

      Ty te duket punë korrupsioni fakti qe jamarbri bashke të tjeret morrën tokën e vet dhe ndertuan aty? Kë korruptoi dhenderri vjehrrin ?? Nderkohe qe çdo akt ne dukje korruptiv do te duhej te binte tek bashkia e rames që e beri truall nga kompleks sportiv

      Eshte korrupsion kur rama specifikisht me 1 euro dhuron tokën e dikujt tjetër dhe ky i sherben ramës siç është rasti i bolinos.

      Skappppi po bën lojra politike , meqe rama spi ja del dot doktorrit dhe numrat i ka keq dhe po e ndjen fundin përdor veglat skapppp

      Rama e ka frikë doktorin ndaj i ka lëshuar skappin

      1. Hahahh po atehere pse ka frike? kur cdogje eshte sipas regullit?, ajo toke nuk ka qene e asnjerit se ka qene e demshperblyer nga Qeveria Italiane, edhe jane dokumentat, edhe kete e dine mire te gjithe (qofsha une i gabuar)edhe si thua ti atij Gjyshi ime qe ka pasur 1000 h toke, duhet te zhduke gjysmedn e fshatit ti prishe shpite? se e ka tokenn e tij?per mua ska rendesi shume si eshte, por te kesh frike nga drejtesia, do te thote qe ke lyer gishatat, mos te themi ke ngrene me lopate

        1. o loqe.pushtuesi nuk paguan per nje toke qe e ka te tijen.te gjithe teritoret te kujdo vendi qofshin,ne momentin e pushtimit,jane te atij qe i ka pushtuar.ik e lexo ndonje germ e pastaj komento.

          1. Po ik o pall kari, na tregon dhe leximin ti militant i verbër , ja që i ka paguar pra copë muti dhe e ka vërtetuar vetë babai Jamarbërit me përgjigjen që i ka kthyer njërit nga ish pronarëve kur drejtonte arkivën e shtetit. Pastaj i tha i biri zhduki dokumentat. Por për fatin tuaj të keq ka dhe kopje në Itali.

        2. Frikë jo, po kto janë bijtë e atyre që futnin armët nëpër shtëpi, kisha etj, pastaj shkonin për kontroll dhe “zbulonin” armët që kishin futur vetë dhe torturonin nëpër burgje “armëmbajtësit”.

  5. Frikë jo, po kto janë bijtë e atyre që futnin armët nëpër shtëpi, kisha etj, pastaj shkonin për kontroll dhe “zbulonin” armët që kishin futur vetë dhe torturonin nëpër burgje “armëmbajtësit”.

  6. E mendova sapo e pashë një skenë të tillë, që kur të afrohej Berisha afër litarit do t’i bëja foto. Kam qëndruar aty, e kam pritur, dhe kam realizuar shumë shkrepje ndërkohë që ai ka qenë duke iu afruar litarit. Doja të fiksoja pamjen e tij përpara litarit. Pak a shumë në foto e kam dhenë këtë, por në momentin kur koka do korrespodonte me lakun, një bodigard mu afrua dhe më shtyu fort. Nuk arrita të bëja dot foton finale”Akuza vjen me vone o maloku i ndyre i serbit salih

  7. në 1997 përmes ish mikut dhe krahut të tij të djathtë shkroi një libër për Revolucionin Komonist të 1997 që në fakt ishte kundërhistoria e asaj që kishte ndodhur në atë vit të mbrapshtë. Më tej në kohën në opozitë shkruante me pseudonime në gazetën RD për t’i shpalosur në kuvend si shkrime heroike të shtypit të lirë. Në ditën që ndodhi Gërdeci u fsheh duke ngatërruar emrin e baxhanakut të tij dhe duke e mohuar dijeninë për të, pastaj përdori emrin e të shoqes për të maskuar akoma më shpifur të vërtetën. Në 21 janari 2011 pasi turma ishte larguar dhe Edi Rama kishte humbur revolucionin e tij ai goditi turmën përmes gardës dhe më pas refuzoi që të dorëzonte fajtorët. Në 17 maj 2021 deklaroi se do të përballej vetë me SHBA përmes një gjyqi (që nuk ndodhi kurrë) dhe më pas përcccau PD-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *