• |
ide | kryesore

Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme”

Arkiva, Kryesore, Lajme
iliriana olldashi irena gjoka



Dy gra që kanë kanë pasur në dorë gjykimet paraprake për dosjen e nxehtë të klubit Partizani, Irena Gjoka dhe Iliriana Oldashi, po gjenden në një valë të paimagjinueshme sulmesh nga të dyja krahët e politikës. Emrat e këtyre dy gjykatëseve të gjykatës së posaçme kishin përmbytur sot faqet e shtypit, duke u akuzuar si të anëshme dhe me vendime të marra në konflikt interesi.

Fillimisht Irena Gjoka la të pandryshuar kërkesën e SPAK, për të kufizuar lirinë e lëvizjes së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Që prej asaj dite, vendimi i saj për të shmangur një votim parlamentar, ku të diskutohej imuniteti i deputetit Berisha, e ka kthyer atë në target sulmi. Vetë ish presidenti dhe ish kryeministri e akuzon se ajo duhej të jepte dorëheqjen nga ky proces, pasi kur ka qenë kryetar shteti në 1996, ai e ka shkarkuar atë nga gjykatëse. Nga ky moment dhe prej publikimit të dokumentit të shkarkimit, mediat pro opozitare e bombardojnë ditë pas dite zonjën Gjoka.   

LEXO ME TEJ:

Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin” 

“E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe mediat se është shkarkuar nga ish Presidenti Sali Berisha në vitin 1996, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë te Drejtësisë, Gjoka vijon të heshtë”, thuhej në një tekst të përafërt të rimarë si me buton nga disa media këtë të hënë. Madje ato i kanë ngritur edhe tri pyetja të mbetura pa përgjigje gjyqtares Irena Gjoka : A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin 1996?

A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim sot?

Pse ua keni fshehur organeve të vetingut këtë informacion?

Por ndërkohë që kolegia e saj gjendej nën furinë e mediave opozitare, Iliriana Olldashi ka marrë sulme nga krahu i kundërt pas vendimit për të nxjerrë nga burgu dhe duke lënë në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezin. Fillimisht gjyqtarja Olldashi, emri i së cilës u bë i njohur për bllokimin dhe sekuestrimin e serverave dhe celularëve të LAPSI.AL, në skandalin e patronazhistëve, u akuzaua se për personazhe të tjerë të së majtës kishte dhënë masa më të rrepta sesa ndaj Jamarbër Malltezit. Më pas, në mediat pranë pushtetit u botua një dokument ku zbulohej se Olldashi kishte blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish- kompleksi Partizani nga kompania ‘Homeplan’ dhe ‘Kontakt’.

Andi Bushati: Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut? 

Apartamenti (91.6 metra katror me çmimin në total 65 mijë euro), sipas dokumentit, qe blerë në vitin 2015. Sipas mediave pranë pushtetit, Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë konflikt interesi duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit i dha Jamarbër Malltezit ‘arrestin në shtëpi’.

Rast pas rasti/ A është SPAK nën kontrollin e Ramës? 

Sipas pretendimit, ky konflikt mund të ketë prodhuar një masë më të butë nga gjyqtarja, aq më tepër se deri më sot nuk kishte ndodhur kurrë më parë që GJKKO të kishte ndryshuar masën e ‘arrestit nga burgu’, në ‘arrest shtëpie’. Vendime të tilla janë refuzuar përherë si për shembull për Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Fatos Tushen, Fredi Bejlerin dhe ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, për të cilët GJKKO ka vendosur masë arresti me burg.

Pra, sikurse shihet, afera e privatizimit të klubit Partizani po prodhon presion mbi gjykatën cilatdo qofshin vedimet që marrin trupat e saj. Nga njëra anë këto fushata mund të interpretohen si një trysni e politikës që e ndjen se po humbet kontrollin mbi drejtësinë. Por ama nga ana tjetër, mund të jetë i pranueshëm edhe versioni i kundërt: ai se drejtësia e re nuk po bind askënd dhe se vendimet e saj janë vështirësisht të pranueshme. ©Lapsi.al



42 Comments

    1. ore je ne terezi???

      Va krimi ka bere malltezi mer kar? ka marre pronen e tij se bashku me 64 te tjere ?? ka bere ndertim si qindra mije te tjere?

      sduhet te kishte fare ceshtje , olldashi duhej ta kishte anullu fare masen , mo po fare ca arresti shpie , burri botes profesor , ska vra nje mize, ska as nje kokerr leku te padeklaruar, cdo gje pertej deetyrimeve qe mund te kishte cilido shtetas, me banke cdo transaksion , cdo kokerr leku e numerume mijra here

      per ca e kane nen hetim spaku? ku ka qene noi her malltezi rrogetar ne shtet qe ta hetoje spaku?

      per ca e hetojne????? se ka investuar dhe ka ndertuar ne toke te tij???

      kjo ceshtje eshte ne ajer fare ska pike baze ne asnje ane , ktheje si te duash ,

      ore jeni ne terezi ju apo ua ka marre era edhe ato 2 grame tru qe keni pas!

      Nuk futet tjetri ne burg pa krim vetem se eshte dhendri i saliut !

      ju kan fluturu mendte e kokes !

      1. Njëra sulmohet nga të majtët, tjetra nga të djathtët, thotë Bushati.
        Por ndërsa nga të majtët nuk ka një emër që e sulmom gjyqtaren, ose drejtësinë, ndryshe ndodh djathtas.
        Atje është vet Sal Berisha që kujdeset për ti thënë asaj kurvë.

        1. kurve eshte fjalori i nexhmijes dhe enverit e kishe tek panorama sot c

          Por drejtesine dhe denimet popullore rama po i risjell, burg pa ligj,

          nuk futet tjetri ne burg apo arrest shtepie se eshte dhendri i berishes

          nuk behesh objekt i skap dhe gjkko kur nuk je zyrtar publik, dhender i saliut nuk te ben zyrtar publik

          olldashi ka vepru njesoj si irena gjoka, heq lirine pa ligj!

          dhe sa per te qene korrekt, berisha i ka akuzuar te dyja gjykataset si politike

          sepse te denosh tjetrin vetem se eshte dhendri i kundershtarit politik eshte veper politike nga gjykata politike popullore te 1945

          po ti pse merakosesh kot, afrikanet po vijne ! behu gati per partine ne krie te detires me bithen lart dhe fitin naaaaa

          1. Po afrikanët ka qindra vite që kanë ardhur.
            Ne dhe kryeministrin e kemi indian.
            Rishi, e njeh Rishin?

            Ti hap sytë aty, domëthënë , hap norrën.

          2. ore ti me emer Emër 12:52 leji llafet kot, jo rishi jo qishi, per ty ore dhe shoket e tu , do vijne EDHE me shume afrikane, do kenaqesh EDHE me shume,

            edhe pune edhe qejf, pimpi juj rama do boj me shume leke!

            rishi eshte pasanik indian nuk eshte dalit indian.

        1. O Tironc që je një plebej Tiranë!! Kush është çeçen,nipi i një familjeje e madhe Tirance. Patronazhist , enverist që urren veriun. Siç ka bërë babai juaj shpirtëror , Enveri dhe biri i tij Rama bën të njëjtën gjë sëbashku me turmën tuaj të patronazhistëve!!

          1. Patronazhistëve tua pastrosh mirë ti, se ata sa të jenë ca tipa si ti do rrojnë të lumtur gjithë jetën.

            Rrofshin budallenjtë, bythëgrisurit, idjotët, pabuksit tëpashkollët dhe tipatsi ti që votojnë Birishën.

            Se po vdiqët ju, ngordhën dhe patronazhistët.

  1. Çjanë këto marëzira, ku ta dinte gjyqtarja se pronar i truallit të pallatit paska qenë Malltezi. Çllidhje ka me pronarin e truallit blerësi i apartamentit të një pallati ????

  2. Kete Olldashin, ju te lapsit e bet per dy lek ne 2021. Tani po thoni nderhyn politika. Sikur jeni me mir ju.

  3. une them qe per malltezin ka zgjidhje me te shpejte

    nuk ka pse te behen gjyqe kot!

    Pronari ka marre pronen e tij, por eshte nje qen bir qeni, zagari i saliut! Ne litar!

    Direkt trekembeshin gati tek sheshi dhe nga burgu malltezinn direkt në varje dhe njerezit të jenë në shesh që të marrin vesh mirë se ça të ben partia,

    pastaj me ramavokaten e gjkokoko skapiit kryesisht Teodereskun te bejme parakalimet per 1 Maj me tufa me lule ne dore!

    Ne tribune Rama dhe Lali Eri, ca me poshte Balluku, dhe Xhafaj, Per fatmirin do jete si udhetim ne kohe, nga Enveri tek Edi ! o zot sa bukur, cfare kenaqesie orgazmike!

    1. Shakari,
      tokat e klubit Partizani kanë qënë të shpronësuara që në kohën e pushtimit italian, 1939, dhe dihet që ato u janë paguar pronarëve të tyre mbasi gjithashtu dihet se në atë kohë ligjet zbatoheshin me përpikëri mbasi nuk kishte Sali apo Edi e aq më tepër lali Eri.

        1. leje se ai eshte akoma tek padia e taulantit , shkoi tao deri ne itali dhe gjeti qe sgjeti gje!

          prit se do thote noi gjo te zgjut tjeter shakari

          gjytyrym hesapi

      1. Ti o i paemer qe e di qe jane toka te shtetezuara nga Italia, ke ndonje dokument apo e ke degjusr tek kafeja e lagjes?
        Po ke prova, eshte krim te mos ia dorrezosh drejtesise, behesh bashkepunetor ne krim.

      2. Pikërisht mbi bazën e kësaj gënjeshtre të hedhur nga pionieri i Enverit, Taulant Balla, kanë abuzuar prokurorja e SPAk e Gjykata speciale.
        Nuk kanë qenë tokat e shtetëzuara nga qeveria komuniste në kompleksin sportiv Partizani, “të blera nga italianët”, po toka të tjera të pronarëve tiranas.
        Kjo është lehtësisht e verifikueshme nëse do të paraqiteshin në publik dokumentat e arshivave italiane.
        Sëdyti, ka një dokument ku del kjartë se nuk është Berisha që tokat e kompleksit Partizani, i ktheu nga terene sportive, në terene ndërtimi, e këtë e ka bërë kryetari i atëhershëm i bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

  4. Pushkatim , pse arrest ne shtepi !!!!

    Armiku i popullit lexo kundershtari politik i rames, meriton koqen e plumbit në lule të ballit

    Procese farse, pse prandaj e beme drejtesine e re , qe te na cajne trapin, me burg me arreste shtepie! duhet veprim me konkret dhe me me konkret se direkt plumbin nuk ka!

    ku je enver ku je, ku je aranit cela ku je!

  5. Konflikt interesi për gjykatësen Olldashi, se paska blerë një apartament në ndërtesën e pronarit Malltezi ??????
    A mos duhet që të blinte ndonjë apartament në pronat e trafikantëve të drogës që kanë pyllëzuar Tiranën ?
    Po. vërtetë mund të dukej konflikt interesi nëse apartamentin e paskej të dhuruar falas në vitin 2015, duke parashikuar që në vitin 2023 Malltezi do të futej në burg e do ti konfiskoheshin pronat.
    Mandej ka edhe diçka tjetër që nuk shkon gjëkundi “konflikti i interesit”
    Dihet se Lapsi ka mbështetur me forcë këto vitet e fundit Berishën, e nëse gjykatësja Olldashi paskej ngulur këmbë që të bllokohej denoncimi i patronazhistëve, kjo do të thotë se ajo po mbështet edhe Lapsin.

    1. tek pylli orbital ne ishullin e askundit me piter panin ! ose tek inceneratori i tiranes

      ka plot vende , ku ti kupton se je ne nje realitete tjeter aty mund ta bleje shtepine olldashi

      problemi eshte pse olldashi ka bo kete gje dhe pse nuk i ka heq fare masat? pasi ska asnje rrezik

      aaa nese malltezi eshte me i rrezikshem se beqja qe ka vulle dhe firme ne qeveri atehere me mre ti pritet koka ne gijotine nuk duhet lene i gjalle as ne burg as ne shtepi!

      1. Konflikt interesi kur ajo ka blerë me lekët e veta sigurisht hua bankare. Pra ka blerë veçse shtëpi. Kurse rasti i gjyqtares Gjoka është tërësisht konflikt i dukshëm sepse ka një shkarkim nga sistemi gjyqësor nga Berisha dhe është për t’u parë si është rikthyer. Por sigurisht me që është kështu militante e kanë në sistem pasi banditët e 97 erdhën në pushtet me forcën e armëve dhe ndihmën e Amerikës që turpësisht i doli në mbrojtje ish komunistëve.

  6. Eshte fakt i ditur qe shumica a meshkujve shqiptare jane Homoseksuale te Frustruar. Njerez pa bole. Qenie te neveritshme.

    Go girls! Don’t fear these fucking pussies! ❤️

    1. Ka kohë që je vënë në shënjestër për këtë Jorgjica Jorgjica , problemi është pse u vonove kaq shumë të deklarohesh , apo çështje afrikanësh . The show must go on! onovdeklarohesh

  7. E vetma mundesi ,jo per te bere drejtesi,por per te ndeshkuar korrupsionin ne piramiden e pushtetit ne shqiperi,qe te bllokohet kurrupsioni ne te ardhmen,eshte krijimi i nje gjykate speciale me prokurore dhe gjykates te BE – se dhe usa.Ky vend me keta politikan,kaq te politizuar dhe me kete popull te ndare ne dysh,sipas perkatesise politike te tyre e bejne prokurorine dhe gjykaten te paafte te beje nje gjykim te pavarur.Spaku nuk ka pavaresi dhe paanesi,per menyren si u krijua dhe pafuqine per te vepruar ne aktualitetin publik ku jetojmeJo.Mos humbni koh me spakun.Krijoni gjykaten speciale ne hage..Spaku cdo hetim dhe per te mare nje veprim,mat pulsin e politikes,sa i lejohet te veproje dhe ca pasoja destruktive do krijoje ne politik dhe ne popull.

    1. Noooooo

      I mat katin rames or mik

      I esht cu sot dhe sa i esht cu, po i qe cu po po shkoj tja marr në gojë

      Kaq bë spaki

  8. Lefter Koka dhe Jamarbër Malltezi akuzohen nga SPAK për të njëjtat vepra penale. Edhe pse në gjendje të rëndëar shëndetësore, Lefter Koka mbahet në burg që nga viti 2021 pa një vendim të formës së prerë, ndërsa Jamarbër Malltezi u lirua për disa ditë.

    Çekiçi i drejtësisë në duart e Iliriana Olldashit ka shkarë edhe në raste të tjera.

    Në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.Mos u habit o shkullak kjo gjygjtare ka kidhje me argiten me fakte dhe per dite gazetare te tjere i nxjerrin keto fakte,por ti ke hallin e salihut o shkullak

  9. Nuk ka nevojë të hamendësojmë, se për fat janë ende në qarkullim videot dhe kontributet e tyre si njerëz të familjes Berisha, të fisit Berisha dhe klanit Berisha në politikë.

    E thënë më qartë Sali Berishës i kanë arrestuar gjithë krahun e armatosur dhe atë financiarë, sekserët e tij me botën e krimit, duke ua faktuar gjithë shqiptarëve se ai është kryebanditi I një organizate kriminale që merret me drogë pastrim paresh dhe porosi vrasjesh.

  10. Çudi e madhe se ky ka namin që nuk I lëshon njerëzit e vet! Dhe kjo kuptohet akoma më shumë kur e pyesin se kur do të filloj protestat dhe ai thotë “na duhet pak kohë të bindim popullin”. Populli është I bindur që nuk ka punë me të, por ai s’ka më bandit që t’ia organizojnë protestat.

    Dhe mirë që s’ka, por as guxon ti shpall heronj të persekutuar nga Edi Rama, siç bën me dhëndrin e tij, por fshihet si miu, kur ua shikon emrat në ekrane dhe gazeta.

  11. Ajeti: …Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash…Cecene kush e perkthen kete tekst do ti jap 11 euro

  12. Irena Gjokës i shtohen truprojat, pas kërcënimeve nga familja Berisha,maloku i semure psiqik salih qe ben si trim serb me grate e ketij vendi per 30 vjet,nje burracak qe i eshte hequr shpellkareve si burre si i pa korruptuar por po del i korruptuari me i madh ne kete vend,brecani e gjoni po e tregojne qe eshte marre dhe me kokainen,ka dhe te tjera o cecene e maloke shpellkarit salih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *