• |
ide | kryesore

Rast pas rasti/ A është SPAK nën kontrollin e Ramës?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Për ata që e akuzojnë se ka kapur drejtësinë e re, Edi Rama dha një shpjegim të thjeshtuar që sipas tij tregon të kundërtën. “Një forcë, – tha ai,- një qeveri, një kryeministër që do të kapi drejtësinë për çfarë do ta kapi: Do ta kapi që mos t’i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë, që pastaj të të kapin ato që nuk do që të t’i kapin, kjo nuk është kapje e drejtësisë”. (video poshtë)

Ky shpjegim, që sjell si argument goditjet që SPAK i ka dhënë bashkëpuntorëve të Edi Ramës u rindez dy javët e fundit, kur SPAK sekuestroi pasaportën e Sali Berishës dhe urdhëroi arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për çështjen e kompleksit ‘Partizani”.

Diskutimet për kapjen e drejtësisë së re nga Partia Socialiste u rindezën, pasi goditja ndaj Berishës ishte paralajmëruar, ndërsa vetë Rama e ka shmangur një koment direkt për këtë çështje, edhe pse ka qenë Partia Socialiste që depozitoi kallëzim në SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani.

Ajo që ka ndodhur në të vërtetë është pak më e komplikuar se versioni që tregoi Rama dhe që i përshpejtoi tundjet e kokës së Taulant Ballës poshtë e lart, në shenjë miratimi.

Nëse kthehemi pas në kohë, marrëdhënia e Ramës me SPAK nuk ka qenë ndonjëherë konfliktuale dhe as e nderë. Janë disa shembuj që tregojnë se Rama e kontrollon SPAK dhe nëse nuk e kontrollon, është në koordinim me të.

Refuzimi për të hetuar patronazhistët

Pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës dhe dosjes 184 për zgjedhjet në Dibër, prokurorët e SPAK u justifikuan se krimet zgjedhore nuk ishin kompetencë e tyre. Dhe ligji ndryshoi. Por kur Lapsi.al publikoi ekzistencën e një databaze ku ishin vjedhur të dhënat e 900 mijë qytetarëve të Tiranës dhe këto përdoreshin nga patronazhistët e PS, SPAK nuk guxoi të afrohet në selinë e drejtuar nga Rama. Në vend të kësaj, u morën në pyetje drejtuesit e portalit dhe u urdhërua sekuestrimi i kompjuterave dhe celularëve të të gjithë gazetarëve. Pas zvarritjes, dosja u dorëzua në prokurorinë e Tiranës.

Mënjanimi i Lefter Kokës para arrestimit

Pasi dha kontributin e tij në fitoren e Partisë Socialiste me influencën që kishte në Durrës, Lefter Koka dorëzoi mandatin e deputetit papritur në Shtator të vitit 2021. Për vendimin, nuk dha asnjë arsye. Tha vetëm se “një cikël u mbyll” dhe u tërhoq në heshtje. Katër muaj më pas u arrestua nga SPAK. Ku e dinte Koka se do të arrestohej? Përse e dorëzoi mandatin e deputetit? Pse e shoqëroi në heshtje dorëheqjen e tij Edi Rama?

Të gjitha këto pyetje morën përgjigje nga historitë e të ngjashmëve të tij pak kohë më pas. Edhe të tjerë socialistë, në fillim largoheshin nga Rama, pastaj arrestoheshin.

Mënjanimi i Vangjush Dakos para arrestimit nga SPAK

Për herë të fundit, Rama u pa pranë Vangjush Dakos në një filmim të Nëntorit të vitit 2019. Kur Durrësi u trondit nga tërmeti, Dako u filmua teksa i merrte leje Ramës të hynte në bashki për disa dokumenta. Pas shpalljes non grata, gjërat nuk ishin njësoj për të dy. Dako nuk u rikandidua në zgjedhjet e 2019. Duke qenë një ndër njerëzit më të vlefshëm të Partisë Socialiste në Durrës, radha e arrestimit i erdhi vonë. Kur i vunë prangat nuk mbante asnjë post dhe sapo kishte mbaruar angazhimin për fitoren e 14 Majit në Durrës.

Mënjanimi i Arben Ahmetajt para arrestimit nga SPAK

Arben Ahmetaj u zëvëndësua në postin e zv.kryeministrit nga Belinda Balluku. Që pas shkarkimit, për të nisi një lloj mënjanimi edhe nga shokët e partisë.  Më vonë tregoi se ia kishin thënë troç, “të duan në burg vëlla”, ose se si në një mbledhje partie, për të ishte thënë që “do të shkojë në të s’ëmës”. Që kur Rama e mënjanoi, Ahmetaj u shndërrua në target për t’u futur në burg. Fletë-arresti i SPAK nuk vonoi dhe ai tani është në arrati.

Burgosja e Fredi Belerit nga SPAK

Kandidatin e opozitës në Himarë, kryeministri Rama e shndërroi në shënjestrën kryesore të fushatës nëpërmjet akuzave, sharjeve dhe etiketimeve fyese. Shkak për këtë u bënë sinjalet se Fredi Beleri do të fitonte bashkinë në 14 Maj. Për të ruajtur kontrollin e një prej zonave me më shumë investime në vend e ndihmoi policia dhe prokuroria e Vlorës që arrestuan Belerin për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve. SPAK kreu të njëjtin shërbim kur konfirmoi akuzën për Belerin, megjithëse hetimi i tij ishte bërë nga një prokurori që nuk e kishte në kompetencë akuzën.

Amnistia e SPAK për Ilir Beqen, kur Rama e mban në detyrë

Prokurori, Ervin Kondili ishte një nga të preferuarit e mazhorancës për drejtimin e SPAK. Hetimet për Ilir Beqen shpjegojnë arsyet e kësaj preference për këtë prokuror. Beqja kishte rolin kryesor në shpalljen e koncensionit për sterilizimin, çeljen e garës, përcaktimin e kompanisë fituese dhe nënshkrimin e kontratës. Por ai ishte i vetmi që nuk u arrestua nga SPAK pas hetimit të kësaj çështjeje. U desh ndërhyrja e Altin Dumanit dhe këshilla e gjykatësit Erjon Bani që SPAK të nisë hetimet për Beqen, të cilin Rama ende e mban në detyrë për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Lëshimi i Bajrave nga SPAK, që Rama t’i përdorë për zgjedhje

Prokurori, Ervin Kondili ishte një nga të preferuarit e mazhorancës për drejtimin e SPAK. Hetimi i grupit kriminal të Bajrave është një tjetër shpjegim për këtë preferencë. Por ata ishin amnistuar nga SPAK, pas një operacioni të policisë në vitin 2018 në Tiranë. Kondili i SPAK tha se Bajrat nuk ishin grup i strukturuar kriminal dhe e transferoi dosjen e tyre në Shkodër, ku ata u liruan disa muaj më pas. Në disa filmime u pa se grupi i Bajrave kontrolloi votat e Partisë Socialiste në Shkodër në zgjedhjet e fundit lokale.

Lexo edhe: A po del SPAK nga kontrolli i Ramës

Lexo edhe: SPAK po luan në fushën që i ka caktuar Rama

Për këdo që nuk beson se SPAK kontrollohet nga Rama, rastet e mësipërme dëshmojnë të paktën se ka koordinim. Jo më kot, puna e SPAK është konsideruar si drejtësi me regji.

Megjithatë duhet pranuar se decentralizimi i prokurorisë e ka bërë më të vështirë kapjen e institucionit. Më parë, vendimi final për ngritjen e një dosjeje hetimore i takonte drejtuesit të prokurorisë. Tani çdo prokuror ka kompetenca të plota mbi dosjen hetimore.

Për shembull, hetimet e prokurorit Ervin Kondili që e amnistonin Ilir Beqen, shefi i tij Altin Dumani nuk mund t’i ndalonte edhe pse nuk ishte dakort me to. Kompetencat e tij janë të kufizuara.

Megjithatë në anën tjetër, Altin Dumani i është përgjigjur pozitivisht kallëzimit të Gazment Bardhit për të nisjen e një hetimi për çështjen McGonigal. Disa ditë më parë ai mori në pyetje këshilltarin e jashtëm të Ramës, Dorian Duçkën.

Jo më kot, SPAK konsiderohet një institucion që funksionon me ishuj. Edhe brenda opozitës janë të ndarë nëse institucioni është i kapur apo jo nga prokuroria. Në rastin e hetimeve të çështjes McGonigal, deputeti Gazment Bardhi përgëzoi punën e Altin Dumanit dhe e nxiti atë t’i shkojë deri në fund hetimeve. Në anën tjetër, Sali Berisha u shpreh se “të besosh se SPAK po e heton dosjen për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror”.

Prandaj, Rama mund të ketë të drejtë kur thotë se nuk e ka kapur SPAK-un, në kuptimin që ka kapur shumicën e prokurorëve, por jo të gjithë prokurorët. Sa për arrestimet e bashkëpuntorëve të tij, kjo ngjan më shumë me një strategji për ta vënë në pozicion të vështirë kundërshtarin. Thjesht, për t’i marrë mbretin, ka lëshuar ca ushtarë./Lapsi.al



38 Comments

  1. Ja dhe nje artikuj tjeter per delet. Te ishte Spaku ne dore te Rames sdo godiste njeri pas tjetrit ministrat, drejtoret e kryebashkiaket e tij

    1. Ke quan goditje ti ? Ata skane kthyer asnje kacidhe mbrapsht.

      Dako e ka bere qeline super lluks me zyre brenda, behen takime atje…apo jeton ne hene ? Me siguri jeton ne facebookun e Rames.

  2. ~99% nen kontroll

    1 % e ka bashkia!

    i ka vdek nona atij muhabeti o arsen!

    po normal qe eshte nen kontrollin e rames po te kujt jete te bashes qe e shiti opoziten?!

  3. SPAKut nuk ka si ti besojë non-grata i akuzuar nga SPAKu për korrupsion, as mediat e tij. Aty ku ka rëndësi, te populli, anketimet tregojnë që SPAK është përtej besimit, shihet si shpresa e fundit për ta pastruar këtë vend.

    Sa më shumë sulmohet, aq më shumë binden njerëzit që janë pikërisht ata që e kanë mizën në kësulë që e sulmojnë.

      1. Sa flisni për bythën ju të foltores nuk flet njeri në Shqipëri. Psikologët e njohin këtë si pederastë të represuar.

        1. Lere bythen o malok , po ver ne perdorim trurin. Te gjitha arrestimet e njerezve qe me pare i leshonte Rama , u kryen pasi e kryen misionin dhe me kujdes qe te mos e demtonin Ramen dmth pas zgjedhjeve. Kaq e kupton besoj. Pastaj te ngutesh te akuzojne Salen sapo u shpall aksion kunder pushtetit , pa e kompletuar as akuzen as dosjen, bie ere edhe kjo. Te mbash qendrim te dyfishte, per Malltezin -arrestim me buje sikur te ishte vrases me pagese, kurse per burrin e xhaçkes – sekuestrim pronash por ne liri, pa folur per Belerin qe u arrestua ne flagrance se donte te bente NAMIN , te jepte 400 € per tete vota. Mblidhni mendjen se edhe Enveri i çonte ministrat ne burg e ne plumb dhe mileti thoshte “ ky eshte i drejte , ky eshte per vegjeline, rrofte drejtesia e popullit” Po po ky popull ishte qd e mbeshteste pa kursim diktatorin .

          1. @Mblidhni mendjen

            Mund ta besosh atë që shkruan, dhe nuk është se nuk ka llogjikë. Është tërësisht e mundshme që Edi Rama po bën këto dirigjime duke goditur bashkëpunëtorët e vet dhe në të njëjtën kohë i përdor ata për të justifikuar goditjen e armiqve, si Sali Berisha. E mundshme është.

            Por besoj më e mundshme është që USA dhe EU e duan Shqipërinë një vend të sigurtë ku mund të zbarkojnë trupat dhe armët e tyre në detin dhe tokën tonë, nëse situata gjeopolitke e kërkon. Është gjithashtu e mundshme që korrupsioni galopant në Shqipëri dhe tipa si Berisha mund t’ju bëhen ferrë në këmbë, kështu që kanë financuar një sistem të tërë që ti spastrojnë nga politika, jeta publike dhe sekuestro forcën e tyre reale, që është pasuria.

            Sa për Enverin rri pa frikë se nuk do ketë Enver më në Shqipëri. Enveri që ti mbivendosej shoqërisë Shqiptare në atë mënyrë që ju mbivendos dhe te mbetej aq gjatë në pushtet sa edhe ndejti, ju desh që të izolonte popullin nga e gjithë bota dhe të kontrollonte në mënyrë të rreptë çdo lloj media që lexonin, shikonin, dëgjonin Shqiptarët. Pa këto, nuk ka Enver. Dhe nuk ka më shanse që të izolohen Shqiptarët në atë mënyrë. Edi Rama është aty ku është sepse alternativa ndaj tij është një llahtar i vërtetë. Prandaj thonë të gjithë, Edi Rama është aty falë Berishës.

            Pastaj, më thjeshtë, ju ka mbetur ora te Sali Berisha o i uruar?! Unë jam Malok nga veriu dhe më vjen turp ore nga kjo. Është marre. S’ka më keq. Gjithë ai veri, me histori mijëra vjeçare dhe kemi mbet te Sali Berisha. S’ka ku të shkojë më turp. Ti lëmë të tjerat që është kryekëput i korruptuar (siç dhe po e shohim, dhe siç e dinim xhanëm), por edhe të mos ishte i korruptuar, edhe të ishte ky prijës legjendar që foltoristët e kanë dritë në sy, i ka ardhur koha të ikë o vlla. Se është turpi i jonë sa kohë e mbajmë aty.

        2. Ore janë shumë që besojnë se Rama nuk e kontrollon SPAK.
          Ju keni dhënë disa fakte që të mbushin mëndjen se Rama e kontrollon SPAK.
          Mirëpo e keqja është se të gjithë ata që besojnë se Rama nuk e kontrollon SPAK, nuk e lexojnë Lapsin, bile shumica e tyre nuk e dinë fare se ekziston një portal me emrin Lapsi.
          Kështuqë ata do të shtohen sepse dëgjuan Ramën kur tha në të gjitha TV se ai nuk e kontrollon SPAK.
          Po kështu dëgjuan edhe Berishën që e shau SKAP.
          Dhe kjo i shton ata që besojnë se qeveria nuk e ka kapur drejtësinë.
          Apo jo Namut?

        3. Po treshen e Prokuroreve te Elbasanit qe u graduan ne SPAK ? A e pame te gjithe me ze e figure qe prokurori deklaroi se “ nuk jane gjetur dokumente ne makine “ Ishte GJYKATA qe tha te kunderten e kesaj DHE Prokurori u shkarkua, ( keshtu duhej te ndodhte ne nje vend normal) , por jo, U GRADUA NE PROKUROR SPAK-U. E pas kesaj çfard duhet te mendoje robi per paanesine e SPAK?

    1. Malok une me gruan ishim nongrata nga USA tre here para 20 e ca vitesh( nuk merrnim dot vize per te hyre ne Amerike).Jemi ketu,shtetas prej 16 vitesh.Ju lutem shkoni te provoni te merrni vize ju qe vazhdoni te cirreni me “ nongratat”,e do ta gjeni vehten ne te njejtin status.Nese e gjykoni qe nuk jane njelloj,une terhiqem ,nuk mundem t’i mbush mendjen dikujt qe i ka mbyllur portat me kohe.E te mbreterojne ne boten e tyre.

      1. @USA Që të jem i qartë, përpara 20 e ca vitesh ju të dy jeni shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhe shpallur të tillë nga vetë sekretari i shtetit asokohe, për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe sulm ndaj drejtësisë dhe mediave?

        Do të përgjigjem, por që të kuptohemi çfarë krahasimi po bëni, sepse më duket që je drejtuar nga absurdi dhe po matesh me hijen e mëngjesit. Gabim qofsha!

  4. Për pushtet, sakrifikoi bashkëudhëtarët e një rruge, intelektualët më në zë të fillimit të lëvizjes demokratike si Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Arben Imami, Preç Zogaj, Shahin Kadare, Arben Demeti, Edmond Trako etj etj. Më tej historia dihet. Desh të bënte një Kushtetutë në interes të ambicieve për çimentimin e pushtetit, por u ndal nga populli i vet.Shpellkare dilni dhe filloni masturbimin tuaj periodik se ka nje shkrim per edin nga shkulLlaku i rublave ruse,nuk paguhet vila ndryshe

  5. Shpellar Mavi,

    Masturbohuni me arritjet e korrupsionit me te madh qe ka njohur Shqiperia, me arrogancen e nje pushteti qe po largon nga vendi qytetaret e vet…
    Te permendesh aferat e kusarise se Ripjelljes, del roman me shume volume.
    Titulli: Rama, Spaku dhe te sakrifikuarit e tij.

    Nga gjithe keta te sakrifikuarit e Sales, Arben Imamin pse e sakrifikoi se mora vesh?
    Apo ngaqe e beri Minister.

    Ha ha ha …

  6. Shqiperia eshte sa dy dislike ne nje shtet te madh ne U S qe Kane siperfaqe shume me te madhe dhe punonjes sa gjysma me pak e administrated hajdute qe ka krijuar KY. ME kapitalizmin qe trumpeton me te madhe!NE SHQIPERI ESHTE SI 40 VJET PARA thotë:

    KUR. TE ARRESTOJE NUSEN E SHEMSIE KADRISE IS MINISTREN E JASHTME QE E BERI NUSE STRATEGJIKE. PER VJEDHJE TOKASH TE USHTRISE HAJDUTIN E VOTAVE NE DIBER JA HARROVA EM RIN AI QE LYHET ME KREM DHE PUDER. BALLUKUN. PER RRUGET ME 20 FISHIN E PROJEKTIT. SPIROBUKUROSHEN E DOGAVE ME PASURI 5 MILION EURO PARA 5 VJETEVE TANI I KA BERE 20 MILION EURO DHE. SPAKU. TE ARRESTOJE VETE EDI RAMEN. PER. FIRMAT. FAP FAP FAP. NUK I KONTROLLON DOT KY SHKRESAT QE JA VENE PERPARA SE NUK KA KOHE A THUA SE PO QEVERIS NJE VEND TE MADH. DHE JO. NJE KATUND ME 28000KM KATRORE DHE NJE POPULL ME PAK SE 2 MILION !!PO PSE NUK KA KOHE KY XHANEM CFARE. BEN ME CFATE MERRET?

  7. O malok, patronazhisti, shifu nga nje here ne pasqyre, e shih si je transformuar, te kane bere zullumet e kesaj qeveri droge, korrupsioni, banditesh, hajdutesh pa sy, veshe e tru.Po dukesh, qe je bire kurvi, nga rraca e kodosheve te pa ndreqshem.Rrace e qelbur nga krimi e mashtrimi, ini bere turpi europes e mend nuk zini.Krimba te gjerizit sektist rilindas.MASHTRUES.

  8. Jooooo, Rama e beri vete reformen ne drejtesi,
    vendosi ke deshi.

    Si mund ta kontrolloj?

    Keto jane shpifje te kunder nje force politike qe vetem nderton.

    Ka qe hane dardha pas shpines se Udheheqesit.

    Po pse roje eshte udheheqesi?
    Ai ka pune te tjera, madhore.

    Nuk merret me gjera te vogla siç eshte korrupsioni.

  9. PARODI

    LA SPERANZA NON MUORE MAI, MA IN UN MONDO DI BUGIARDI SE NE VA A FANCULO PER SEMPRE, E COSI MUORIAMO NOI SPERANDO INUTILMENTE.

    Se mi guardo nello specchio
    con il tempo che e’ passato,
    sono solo assai piu’ povero,
    piu’ cattivo e piu’ invecchiato.

    E’ l’amara confessione,
    di un albanese senza successo,
    forse e’ l’ultima occasione,
    di non essere un fesso.

    Ho cercato un lavoro,
    ma a me non l’hanno datto,
    ero anche laureato,
    ma non ero raccomandato.

    E quel posto che era libero,
    lo ha occupato una mignotta,
    perche lei era analfabeta,
    e io scienziato e poliglotta.

    Non sapevo piu cosa fare,
    senza soldi e ne un lavoro,
    la speranza volevo trovare,
    ma la politica mi sgridava in coro:

    VAFFANCULO. VAFFANCULO
    VAFFANCULO. VAFFANCULO

    Ho pensato di andarmene,
    al estero fuori dal paese,
    non mi hanno datto ne l’asilo,
    ho perso i soldi con le spese.

    E cosi sono ritornato
    a fare la vita che faccievo,
    almeno avevo una ragazza,
    che mi amava per davvero.

    Le ho datto quel che avevo
    ma a lei non le è bastato,
    era proprio una mignotta,
    e per questo sono incazzato.

    E adesso cosa posso fare,
    in questo mondo di bugiardi,
    andate tutti a fanculo,
    ignoranti e ladri con i miliardi.

    VAFFANCULO. VAFFANCULO.
    VAFFANCULO. VAFFANCULO.

    1. Në fakt thelbi i gjësë është se në këto 3 dekada demokraci hibride, problemi i zhvillimit ekonomik dhe shpopullimit ka qënë kryesisht punësimi. Shqipëria është një vend që nuk prodhon pothuajse asgjë, ose më saktë prodhon vetëm krim, korrupsion, në nivele shumë të larta, dhe sigurisht pandëshkueshmëri. E gjithë klasa politike në tërë këto vite nuk i ka lënë mundësi popullit të jetojë e të punojë si i ndershëm. Nëse ishe i punësuar në shtet gjithmonë duhet të ishe pjesë e servilizmit të politikës, të ishe i zoti sa të dojë, nuk ngrihesha në detyrë, por vetëm mund të kërcënoheshe me vendin e punës nëse nuk silleshe lepe peqe e nuk firmosje pangopësinë e drejtorave hajdutë apo qeveitarëve. Në kohën e qeverisjes së Sali-Metës ministritë e administrata mbusheshin me militantë, miq të politikës e familjarë të tyre. Banka Qëndrore është shembulli tipik sesi edhe një institucion “i pavarur” ishte oaz punësimi i familjarëve të politikanëve të të gjithë krahëve. E njëjta gjë vazhdoi edhe këto dhjetë vite nën qeverisjen e Ramës. Shikoni kush është punësuar në bashkira e ministri apo BQ dhe kuptoni. Pra politika si majtas e djathtas këto 3 dekada ka mbajtur e pasuruar vetveten e njëri tjetrin në pangopësi. Bëjnë sikur zihen por prapa perdes ndajnë bashkë tepsinë e parave apo pronave publike, lejeve të ndërtimit etj. Kanë kapur median dhe e përdorin si mjet propagande ,dhe partitë përkatëse i kanë si garnizon ushtarësh vetëm në shërbim të liderit. Së fundmi u arrestua Jamarbër Malltezi dhe është nën hetim Berisha, të cilit i kanë hequr pasaportën për mos tu larguar nga Shqipëria. Dhe doktori ( bashkë me opozitën e foltores) këtë e quan persekutim politik. Nëse ju kujtohet dikur gjatë qeverisjes së Berishës nga autoritetet tatimore i vu një gjobë shumë e lartë TOP channel it, gjë që u cilësua si sulm i qeverisë Berisha ndaj një TV opozitare. Ja që erdhi dita që edhe Argita ftohet te Topi ( emisioni Gridës), Armina u punësua si moderatore para ca kohësh po në Top kanal.. Dhe përveç syri TV që është Zeni Tv, Berisha ka akses kudo, në Klan, te Topi, te News24, te ORA TV, madje tashmë Beti Njuma është dhe këshilltare e foltores më bashkinë Tiranë, e ndërkohë bën si gazetare e pavarur në ORA news. Nëse opozita do ishte e persekutuar, nuk do kishte këtë akses më media që të bënte propagandë apo të shfaqësohej për çdo gjë që i intereson.Skandali i kullës 64 katëshe në qendër tregon më së miri pazaret Rama-Berisha. Po ashtu lejen për kullat e Jamarbërit e ka firmosur Rama. Flitet edhe për pazare me Palokën (që dikur i hidhte bojë Ramës në parlament) , e shoqja e Palokës thuhet se është bërë si investitore strategjike. Të gjithë ata servilat e Saliut te Foltorja i ke me punë të mira e madje bëjnë nga 2-3 punë, ose janë biznesmenë. Albana Vokshi po ashtu ka interesat e veta, thuhet se burri i Albanës la marrë leje ndërtimi për kullën te Ekspozita. I vetmi i persekutuar në këtë hale palaçosh të politikës, është populli i shkretë që për çdo gjë paguan dhe nuk i hapet asnjë derë për punësim apo mirëqënie ekonomike, e kështu është shpopulluar. Kjo gjë ka ndodhur në kohën e Saliut dhe vazhdon deri më sot më kohën e Ramës por me rritme më të mëdha. Dhe ky është thelbi, Shqipëria dhe shqiptarët. Sepse politikanët (tashmë të konsumuar), janë e keqja e madhe e këtij vendi. Nëse SPAKU DO MUNDET TA PASTROJË POLITIKËN NGA KËTA MASHTRUESA HAJDUTË POLITKANË, JANË TË MIRËPRITUR. Nëse do bëjnë gjueti shtrigash për drejtësi me regji për një rehatinë më shumë të Ramës për të pasur opozitë fallco atëherë situata do bëhet më keq.

      1. Në fakt thelbi i gjësë është se në këto 3 dekada demokraci hibride problemi i zhvillimit ekonomik dhe shpopullimit ka qënë kryesisht punësimi. Shqipëria është një vend që nuk prodhon pothuajse asgjë, ose më saktë prodhon vetëm krim, korrupsion, në nivele shumë të larta, dhe sigurisht pandëshkueshmëri. E gjithë klasa politike në tërë këto vite nuk i ka lënë mundësi popullit të jetojë e të punojë si i ndershëm. Nëse ishe i punësuar në shtet gjithmonë duhet të ishe pjesë e servilizmit të politikës, të ishe i zoti sa të doje, nuk ngriheshe në detyrë, por vetëm mund të kërcënoheshe me vendin e punës nëse nuk silleshe lepe peqe e nuk firmosje pangopësinë e drejtorave hajdutë apo qeveitarëve. Në kohën e qeverisjes së Sali-Metës ministritë e administrata mbusheshin me militantë, miq të politikës e familjarë të tyre. Banka Qëndrore është shembulli tipik sesi edhe një institucion “i pavarur” ishte oaz punësimi i familjarëve të politikanëve të të gjithë krahëve. E njëjta gjë vazhdoi edhe këto dhjetë vite nën qeverisjen e Ramës. Shikoni kush është punësuar në bashkira e ministri apo BQ dhe kuptoni. Pra politika si majtas e djathtas këto 3 dekada ka mbajtur e pasuruar vetveten e njëri tjetrin në pangopësi. Bëjnë sikur zihen por prapa perdes ndajnë bashkë tepsinë e parave apo pronave publike, lejeve të ndërtimit etj. Kanë kapur median dhe e përdorin si mjet propagande ,dhe partitë përkatëse i kanë si garnizon ushtarësh vetëm në shërbim të liderit. Së fundmi u arrestua Jamarbër Malltezi dhe është nën hetim Berisha, të cilit i kanë hequr pasaportën për mos tu larguar nga Shqipëria. Dhe doktori ( bashkë me opozitën e foltores) këtë e quan persekutim politik. Nëse ju kujtohet dikur gjatë qeverisjes së Berishës nga autoritetet tatimore i vu një gjobë shumë e lartë TOP channel it, gjë që u cilësua si sulm i qeverisë Berisha ndaj një TV opozitare. Ja që erdhi dita që edhe Argita ftohet te Topi ( emisioni Gridës), Armina u punësua si moderatore para ca kohësh po në Top kanal.. Dhe përveç syri TV që është Zeni Tv, Berisha ka akses kudo, në Klan, te Topi, te News24, te ORA TV, madje tashmë Beti Njuma është dhe këshilltare e foltores më bashkinë Tiranë, e ndërkohë bën si gazetare e pavarur në ORA news. Nëse opozita do ishte e persekutuar, nuk do kishte këtë akses më media që të bënte propagandë apo të shfaqësohej për çdo gjë që i intereson.Skandali i kullës 64 katëshe në qendër tregon më së miri pazaret Rama-Berisha. Po ashtu lejen për kullat e Jamarbërit e ka firmosur Rama. Flitet edhe për pazare me Palokën (që dikur i hidhte bojë Ramës në parlament) , e shoqja e Palokës thuhet se është bërë si investitore strategjike. Të gjithë ata servilat e Saliut te Foltorja i ke me punë të mira e madje bëjnë nga 2-3 punë, ose janë biznesmenë. Albana Vokshi po ashtu ka interesat e veta, thuhet se burri i Albanës la marrë leje ndërtimi për kullën te Ekspozita. I vetmi i persekutuar në këtë hale palaçosh të politikës, është populli i shkretë që për çdo gjë paguan dhe nuk i hapet asnjë derë për punësim apo mirëqënie ekonomike, e kështu është shpopulluar. Kjo gjë ka ndodhur në kohën e Saliut dhe vazhdon deri më sot më kohën e Ramës por me rritme më të mëdha. Dhe ky është thelbi, Shqipëria dhe shqiptarët. Sepse politikanët (tashmë të konsumuar), janë e keqja e madhe e këtij vendi. Nëse SPAKU DO MUNDET TA PASTROJË POLITIKËN NGA KËTA MASHTRUESA HAJDUTË POLITKANË, JANË TË MIRËPRITUR. Nëse do bëjnë gjueti shtrigash për drejtësi me regji për një rehatinë më shumë të Ramës për të pasur opozitë fallco atëherë situata do bëhet më keq.

        1. Mos harro edhe Baton Haxhiun që paguhej 4400 euro në muaj nga incenetatorët për të bërë propagandë lart e poshtë nëpër media dhe te portali i tij që nuk e lexon askush. Gjithashtu mos harroni që Batoni, ky antishqiptar i korruptuar dhe shërbëtor i Ramës është i ftuar pothuaj përherë te emisioni i Çim Peka live, në Syri TV alias Zeni TV. E ndërkohë Çimi bën sikur denoncon incenetatorët. Pra, e gjitha është një teatër i pështirë, PS-Foltore janë përherë në pazar. Kur ju prishen pazaret fillojnë lehin si qendër!

    2. PARODI

      Povertà e felicità – Noi possiamo morire di poverta ma non di speranza, perché quella è il nostro pane quotidiano.

      Felicità
      È tenersi per mano andare lontano
      La povertà
      È non avere lavoro e andare a piedi
      La povertà
      È lavorare come un cane per avere il pane
      La povertà
      È il mio sguardo affamato come un dannato
      La povertà
      Come due poveracci vestiti di stracci
      La povertà, la povertà

      La povertà
      Un cuscino senza piume, l’acqua del fiume
      che passa e che va.
      Dormire sotto il ponte per tutta la notte
      La povertà
      È la pioggia che scende bagnando le tende
      La povertà
      Due cuori in una capanna con la mente sana
      Che povertà
      È spegnere la luce perché è troppo cara
      La povertà, la povertà

      La povertà
      È un bicchiere di vino con un panino
      Che povertà
      Ma panino e vino è la cena di Cristo divino
      che fatalità.
      Magari una pizza o un piatto di pasta
      che felicità.
      E forse una villa e anche una macchina
      che viene e che va,
      Che felicità.
      È lasciarti un biglietto, ma non c’è il cassetto,
      che povertà, che povertà.

      Senti nell’aria c’è già
      la nostra canzone di povertà.
      Come un pensiero che sa
      di morire qua e la aaaaaaa.
      Senti nell’aria c’è già
      un raggio di sole più caldo che va.
      Perché andare in spiaggia di la
      se il sole c’è qua aaaaaaa.
      Questa e davvero la povertà
      e non felicità aaaaaaa.

      Felicità
      È una sera a sorpresa con la luce accesa
      e la radio che va.
      Un sogno proibito che facciamo sempre
      che resta e non va.
      È un biglietto d’auguri pieno di cuori
      La felicità
      È una telefonata in un sogno per strada
      La felicità
      Aspettare l’aurora per sperare ancora
      che la felicità, arriverà, la felicità.

  10. Që Rama ka bërë çmos që drejtësinë ta ketë krejtësisht në dorën e tij, kjo është e faktuar me vite.
    Por e keqja e abuzimit mediatik qëndron në faktin se i referohet përgjithësimit të Berishës se SPAK-u është ASPAK.
    Është plotësisht e vërtetë që KLP në përbërjen e të cilit ka shumë juristë të kohës së Enverit apo bij të tyre, bënë si bënë e “zgjodhën” në SPAK shumë miq të tyre në rrugë korruptive siç është e vërtetë që me ndërhyrjen e SHBA e BE që e kanë investuar këtë institucion, kanë hyre edhe juristë të ndershëm si kryetari i saj aktual Dumani.
    Shkrimi i Lapsit përpiqet ta paraqesë punës sikur Rama i paska pasur në dorë gjithë prokurorët e SPAK-ut, e i hiqte vetë përpara se ti shpallte SPAK-u në kërkim , ato që ja “hanin dardhat pas shpine”
    Kjo nuk është plotësisht e vërtetë.
    Është fakt se me ish hetuesin e kohës së diktaturës, prokurorin Kraja, SPAK -u thuajse nuk i gërricte fare socialistët.
    Ishte ambasada amerikane që është sulmuar kaq shumë nga Berisha e Lapsi, që bëri çmos që në krye të SPAK të vinte një prokuror si Dumani që të fillonte hetimi i aferave të bujëshme korruptive të qeverisë Rama.
    Përse SPAK nuk po ndërmer hetim zyrtar për Ramën ndonëse të gjitha akuzat e opozitës shkojnë tek ai ?
    Kur të kenë përfunduar hetimet për të gjitha aferat e qeverisë së tij, do të mblidhen prova e fakte prej qeveritarëve të arrestuar edhe për ate

  11. Sali Berisha: “Unë nuk dua të kthehem në Enver Hoxha: edhe në parti, edhe në presidencë. Unë luftova për idealet e demokracisë dhe jo të marr të gjithë pushtetin vetë, se pushteti është i madh, ka prishur burra më të mirë e më të mençëm se unë. Nëse i kthejmë 2 deri në 3 funksione presidentit, them se nuk ka nevojë për më tepër. Kemi Kuvendin popullor, kemi partinë e qeverinë që do të mbështesin njëra-tjetrën së bashku me presidentin”.

  12. Asnje llaf per ariqen arixhiun tigri i zi, me dildo londre.
    I qi motrat dhe grate.
    430 milion majmuni, ca me pak lyl jevgu dhe me rralle, se me vjen rende ti permend.
    Pa i mbetur hatri, robt ku ti kene. Githashtu edhe per teoricienet e moterqirajve!

  13. Çim Peka: Ky vend ka nevojë për intelektuale idealistë si unë, ndryshe morëm fund,ceceni i salihut miu te kiu shko futu ne kanal se shiu pushoje,dhko shkerdhe motrat mamin vajzat qe ta gezosh salihun e gjore,spaku spo e le te vjedhi rehat me ane te dhendrit,bashkoju dhe Qimit

    1. O idiot kur dhe ku e tha Cim Peka “ Ky vend ka nevoje per intelektuale idealiste SI UNE”? O qenie e ulet , kte se ka thene Peka por , MERO BAZE. Beje dallimin o felliqesire. Si mundet te manipulohet njeriu kaq thjeshte. Po prandaj lulezon Meroja se koqe tuli si ti hane çdo mut qe ju servir ai.

      1. 16.o5 e ke ne fund te sqaruar, per ato qe kam shkruar.
        Pa sharje, nje pyetje.
        Per Arben arixhiun zv. Krimbministrin, ke gje per te thene?
        P.S
        Mos me ngaterro me saliun.

  14. Loja e pisët që bën Rama është, sakrifiko disa figura të parëndësishme të partisë tënde që të deklarosh “drejtësi” kur të kapësh kundërshtarët e mëdhenj të tu. Shiko si ulëret… “Ne s’po kursejmë as tanët” … Mashtrues dhe makiavelist deri në palcë.

    *Dëgjuam krisma!

  15. Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë.

    “Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes.

  16. Me të njëjtën retorikë bombastiko-demonizuese të kundërshtarit politik ka djegur mandatet, bojkotuar zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe ndërmarrë valën e protestave deri me moltovë, në kufijtë e konsiderimit të saj si organizatë e dhunshme nga partneret perëndimore.

    Çfarë ka fituar? Të gjithë e dinë tani. Asgjë.

  17. Po me rrevolucione evgjito komunistesh, e me greva urie ,gjasme ne cadrat e orgjive,me bllokime rrugesh me goma, si gavroshe komuniste, e se mbi te vdekur do shkelim, theniet e Rames, e Ngjeles,Berishen do e rrezojme. Pra kush jane me prane kodosheve te permbysur, beni dallimin, kush vepro keshtu, vetem bijt e kurvit qe kurre nuk e donin demokracine.Sot nen kete lekure jane bere me pro Amerikane, se amerikanet vete, nen hipokrizine e mbajtjes pushtetit me cdo kusht e menyre.Realiteti ,, jane dosjet e pa fundeme te denoncuara nga kjo gjoja opozita keqe e Rames, e drejtesia, fle mbi to e as ka ze qe te hape proceset, por vetem fjale e premtime, e hic,,, Kjo tregon se ASPAK,u eshte nen komanden e unit e pushtetit te maskarenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *