• |
ide | kryesore

Video/ Ç’lojë po luajnë Rama-Mitsotakis?

Arkiva, Syri i Lapsit
rama mitsotakis video



Çështja e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është shndërruar, nga një problem personal mes Ramës dhe homologut të tij Mitsotakis në një pengesë për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Fillimisht, ishte gazeta greke Kathimerini ajo që lajmëroi javën e shkuar se Athina ka bllokuar hapjen e pesë kapitujve të parë të negociatve me Shqipërinë, ku përfshihen edhe kapitujt për drejtësinë dhe sistemin gjyqësor. Tani është media evropiane e atashuar në Bruksel, Euraktiv që konfirmon të njëjtën gjë, nga burime të saj pranë komisionit evropian.

Lexo me tej:

Athina: Beleri, pronat dhe regjistrimi i popullsisë pengojnë rrugën drejt BE 

Deri këtu nuk kishte diçka të re.

Që gjatë samitit të procesit të Berlinit në mes të tetorit, kryeministri grek Mitsotakis e pati paralajmëruar se do ta bllokonte hapjen e kapitujve të parë, nëse së paku Beleri nuk lejohet të betohej qoftë edhe si i burgosur. Por Edi Rama u përgjigj: “….po na largoi Beleri nga BE, nami u bëftë…”.Shikoini keto qëndime në videon (poshte) koment nga Andi Bushati…
 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 



2 Comments

  1. Me pelqen faqja e juaj .jeni pak a shame me realiretin I coli I’mungon politikes she inteligjendes shqipetare.duhet te mesojne te respektone te drejten ete there’ve adieu soic ketkokne te drejtat e Tyre.aleks merxhani qeparo himare

  2. Jini nga gazetaret dhe analistet e vetem qe lexoje dhe degjoje ( per te mos thene i vetmi ) por ne analizen Tuaj adhe pse e gjeje te mirefillte ,te pa anshme dhe me sens pozitiv ,gjeje te pa drejta dhe te eksagjeruara disa komente ne lidhje me kembenguljen e pales Greke per ate qe ata e quajne te drejtat e njeriut dhe te anetareve te minoritetit etnik Grek dhe ne ne Shqiperi kerkesa absurde per dicka te pa ekzistueshme dhe me ambicje nacionaliste ……! Jam ne dispozicionin tuaj per cdo sqarim dhe bashkebizetim te metejshem ….Me respekt……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *