• |
ide | kryesore

Negociatat/ Deputetët gjermanë: “PO” për Shqipërinë, por me 10 kushte

Lajme, Të fundit



Deputetët e grupimit më të madh politik, unionistët e CDU/CSU-së në Gjermani, po diskutojnë një paketë me 10 kushte për të dhënë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë. Informacioni është bërë i ditur nga korrespondentja e prestigjiozes “Deutsche Welle” në Berlin, Anila Shuka.

Këto kushte, të listuara më poshtë lidhen kryesisht me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar:
1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

9.Reforma në administratë

10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

Deputetët e Bundestagut do të vendosin më datë 26 shtator për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Propozimi për zhvillimin e një votimi që do të përcaktojë qendrimin e Gjermanisë mbi të ardhmen evropiane të dy vendeve me statusin e kandidatit, është bërë nga grupi parlamentar i CDU-së dhe SPD-së, forcave të koalicionit qeverisës.

Të enjten që vjen, Bundestagu pritet të zhvillojë një debat 45 minutësh me dy propozime të grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD për “marrëveshje të Bundestagut dhe Qeverisë Federale” për aplikimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat kërkojnë hapjen  negociatave pas rekomandimeve pozitive të dhëna nga Komisioni europian të dhëna në muajin maj.



9 Comments

  1. Jane kushte qe kjo maxhorance nuk i ploteson dot perderisa duhet te arrestohet Ulusiu, Pjerini etj. Edi Rama nuk mund te mbaje vendin peng per Ulusi Manjen se i qihet nena pastaj…

  2. Jashte BE eshte me mire per Rilindje,

    Mbarojne dhe Koncesionet e fundit dhe pastaj do kerkojne te hyjne ne BE

  3. Kesaj i thone PO ne parim. Kete lloj PO-je e kemi pasur qe ne vitin 91′. Gjithsesi ben mire qe na e ridhane, sepse duke pare Ramen, mund te na e kishin hequr vizen perfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *