• |
ide | kryesore

Zbulohen 9 kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave

Kryesore, Lajme



Parlamenti gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave. Për Shqipërinë pritet të vendosen kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut mund t’i fillojë negociatat qysh në janar.

Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Dokumenti që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshilllin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të maxhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate. Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t’i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte.

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika:

– funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Pritet vendimi i Francës

Këto kushte, të vendosura nga partia e kancelares Angela Merkel do të hidhen në votë nga depuetët e grupit parlamentar më 24 shtator. Në 25 shtator ato pritet të trajtohen në Komisionet përkatëse në Bundestag dhe më 26 shtator, në mbrëmje vonë, është parashikuar të mbahet një seancë plenare 45 minutëshe, në fund të së cilës do të merret vendimi me votë.

Pra mesazhi nga Bundestagu gjerman pritet të jetë: Për Maqedoninë e Veriut negociatat do të mund të nisin qysh në janar, Shqipëria duhet të presë edhe ca. Se a do të jetë qëndrimi i Gjermanisë i njëjti me atë të Këshillit të BE-së, më 17 tetor, kjo nuk dihet ende. Shumëçka varet nga presidenti francez, Emmanuele Macron, i cili deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolodimit të BE-së. Vendimi i Gjermanisë sigurisht që e shton presionin ndaj presidentit francez. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë mendim në momentin e fundit. Vendet e tjera që janë kundër, siç është Holanda, ose skeptikë, siç është Danimarka, mund ta ndryshojnë qendrimin e tyre, nëse Franca jep “dritë të gjelbër”./ DW



8 Comments

  1. Për mua, çdo kusht që shtohet ose persëritet tregon se ne nuk bëjmë asnjë hap përpara. Ne ( qeverria jonë) , më saktë, ecën mbrapsht. Ajo, sikur përpiqet të kapë perudhën e Dylberit (Enverit). Dhe vjen i madhi nga Brukseli dhe merr medalje mirënjohje për meritën që ka në përkeqsimin e situatës në Shqipëri. Duket sikur ai nuk ka haber çfarë thuhet andej nga Gjermania. Por , në unison me Ramën, tashmë, është bërë zakon të festojmë dhe të ndajmë dhurata, kur situata duket tepër e keqe, pa shpresë. Le ta gëzojë dhuratën e pamerituar ofiqari i lartë i Brukselit dhe kënaqësia më e madhe i takon Ramës, në ditët më të zeza.

  2. ”’ Sipas burimeve të DW””

    Ne nje artikull para nje ore DW thoshte qe jane 10 kushte. Mesaduket ai burimi i besuar i DW qenka bere pishman dhe e ka hqur nje kusht.

  3. Cfare jane keto 9 kushte? A nuk u hapen negociatat vitin e kaluar dhe me pas ne qershor te ketij viti? Ka te drejte shkrojtesi me siper qe thote se jane 9 dhe jo 10. Ka nje ndryshim te madh ne mes te nentes dhe dhjetes. Nderkohe qe para nje viti e gjysem ishin pese kritere. Ikni andej o palaco, negociatat jane hapur vjet, por problemet qe kane shtetet europiane me zgjerimin dhe rritja e te djethtes ekstreme ne BE ka bere qe negociatat e celura te mos hapen. Kjo vlen vetem per vendet ku ka mazhorance shqiptaresh, sepse p.sh. ne Maqedonine e Veriut, kjo nuk perben problem. Rrofte kryelideri global i Ballkanit Perendimor qe po ia fut te dyja kembet ne nje kepuce kolumbianeve te Ekuadorit

  4. Kane haruar Piken Nr 10 – Nje liber i ri me zhgaravina gjate “punes”. Kemi nje Kryeminister piktor sic ka pasur Gjermania te ndjerin Adolf Hitler. Besoj dhe ky gjate viteve te mizorise se Luftes se Dyte Boterore bente piktura. Sa me shume zgaravina aq me shume mire do dukesh ne bote si artist i vertete e te te japin lejen te besh zgaravine nje vend te tere me gjithe jeten e njerezve.

  5. Arber, mos ngaterro Hitlerin me piktoret e tjere. Pamvaresisht se ishte gjeni i se keqes, ekonomine gjermane e ngriti shume lart. Cdo te keqe qe ka bere, ne mendjen e tij e bente per te miren e Gjermanise dhe te gjermaneve. I vetmi nga njerezit e afert te Hitlerit qe beri pasuri, ishte Reichsfuhreri Herman Gering qe koleksiononte vepra artit te vjedhura ne vendet e pushtuara. Ketu te gjithe njerezit e afert te fuhretit shqiptar jane bere miliardere…

  6. Ndjekja penale e atyre që nuk kaluan vetinhun është kusht skandaloz që bie qartë në kundërshti me atë që u tha nga sponsorët e reformës në drejtësi. Është turp që shtohet ky kusht 3 vjet pas reformës, dje dukshëm një tjetër favor i ndërkombëtarëve për Ramën.

  7. @Arqiduka sipas teje ata qe na terhoqen zvarre neper gjykata dhe Kane vene male me pasuri ti hane rehat.
    Burg dhe konfiskim
    Dhe mallkimet Tona bashke mbi koke te tyre.
    Po’ ti fli rehat se si gjen gjo se Europa sta hap deren ty sidomos franca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *