• |
ide | kryesore

Mbi 2 orë vonesë për vendimin, njihuni me tre gjyqtarët që do të vendosin për Saimir Tahirin

Lajme, Të fundit

Kanë kaluar më shumë se 2 orë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka dhënë ende vendimin për Saimir Tahirin. Fati i ish-ministrit Tahiri do të vendoset nga tre gjyqtarë. Ata janë; Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Flora Hajredinaj është kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit.

Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Irena Gjoka, është gjyqtarja tjetër e treshes që po shqyrton rastin Tahiri.

Ajo është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.

Ardit Mustafaj, është pjesë dhe trupës që po shqyrton edhe çështjen ndaj Klement Balilit.

Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Ndaj Ardit Mustafaj ka patur dhe një rast të kërcënimit me jetë, nëpërmjet një letre që iu hodh në banesën e tij në vitin 2012.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu