• |
ide | kryesore

Miley Cyrus përjeton një ndarje të dytë

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter nuk janë më bashkë. Këngëtarja i dha fund martesës me Liam Hemsëorth për një vajzë, por duket se romanca e re nuk i zgjati shumë.

Një burim pranë People zbuloi detaje duke thënë: “Miley dhe Kaitlyn u ndanë. Ato kanë qenë mike gjithmonë dhe janë aty për njëra-tjetrën”.

Të dyja vajzat i dhanë fund martesave me partnerët në fillim të kësaj vere. Miley njoftoi se ishte ndarë nga Liam pas tetë muajsh martesë dhe konfirmoi lidhjen e re në gusht, gjatë pushimeve në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *