• |
ide | kryesore

Vijon zvarritja, mbahet pezull gara për Prokurorin e Përgjithshëm

Lajme, Të fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka shtyrë mbledhjen e parashikuar për ditën e sotme, ku ishte parashikuar të publikohej lista e kandidatëve qё kanё shprehur interes pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm dhe që plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn, pas kryerjes së vlerёsimit paraprak.

Përmes një njoftimi, KLP-ja ka bërë me dijeni se mbledhja do të shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10:00, duke shpjeguar se arsyeja e kësaj zhvendosjeje është bërë mosmbërritja e letrës së Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimin  e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çelajt.
Katër  kandidatët që kanë shprehur interesin për detyrën e kryeprokurorit janë: Arta Marku (kryeprokurore në detyrë), Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Njoftimi i KLP-së:

Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbëritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit  e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.

Ju falenderoj për mirëkuptimin!

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu