• |
ide | kryesore

Zbulohen emrat/ BIRN: Ja cilët janë gjyqtarët dhe prokurorët në garë për KLGJ dhe KLP

Arkiva, Lajme, Të fundit
BIRN



Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme njoftuan të martën më 5 shtator emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për postet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.

Në KLGJ janë tre pozicione vakante për të zëvendësuar dy përfaqësues të shkallës së parë dhe një të Apelit, të cilëve u përfundon mandati 5-vjeçar më 12 dhjetor 2023. Për pozicionin e gjyqtarit të Apelit kanë shprehur interes Emona Muçi dhe Irida Kacerja, ndërsa për dy vendet e gjyqtarëve të shkallës së parë kanë aplikuar gjyqtarja e Tiranës, Alma Kodraliu; gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Gentjana  Muçaj dhe gjyqtari i Durrësit, Markelian Koça.

Edhe kandidatët nga prokuroritë garojnë për tre pozicione si anëtarë të KLP-së, dy prej të cilëve mund të zgjidhen si përfaqësues të shkallës së parë dhe një nga Apeli. Për pozicionin e anëtarit nga Apeli garojnë mes tyre Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda, ndërsa për dy vendet e tjera kanë shprehur interes prokuroret e Tiranës, Edina Kurti dhe Elsa Miha; prokurorët e Elbasanit, Edlira Bako dhe Olgert Eminaj si dhe prokurori i Shkodrës, Vatë Staka.

Prokurorët Vatë Staka dhe Moisi Duda kanë mbajtur edhe më parë pozicionin e anëtarit magjistrat të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur ata u zgjodhën për të zëvendësuar anëtarët që u shkarkuan prej procesit të vetingut.

 

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië” përcakton në pikën 4 të nenit 3 se “Përveç rasteve kur vërtetohen kushtet për ndërprerjen e parakohshme të mandatit, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor qëndron në detyrë për 5 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme”.

Në njoftimet respektive të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme sqarohet se brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijohet me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëhet shpallja e kandidatëve zyrtarë.

Prokurorët Vatë Staka dhe Moisi Duda kanë mbajtur edhe më parë pozicionin e anëtarit magjistrat të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur ata u zgjodhën për të zëvendësuar anëtarët që u shkarkuan prej procesit të vetingut.

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië” përcakton në pikën 4 të nenit 3 se “Përveç rasteve kur vërtetohen kushtet për ndërprerjen e parakohshme të mandatit, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor qëndron në detyrë për 5 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme”.

Në njoftimet respektive të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme sqarohet se brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijohet me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëhet shpallja e kandidatëve zyrtarë.

Gjyqtarët kandidatë për në KLGJ:

  • Emona Muçi e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2012, fillimisht në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në atë të Dibrës. Përgjatë dy viteve, ajo ka punuar si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë dhe në vitin 2016 është komanduar në krye të Gjykatës së Pogradecit. Ajo u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2018. Aktualisht e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
  • Irida Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Shkodër. Nga viti 2012 deri në 2015-ën ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht e ushtron fuknsionin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
  • Alma Kodraliu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe u emërua fillimisht në Gjykatën e Pogradecit. Ajo punoi si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë në vitet 2013-2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Ajo u konfirmua në detyra më 19 qershor 2023.
  • Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ajo u konfirmua në detyrë më datë 9 mars 2023.
  • Markelian Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1995 dhe prej vitit 2000 ai e ushtron funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ai e kaloi ventingun më 22 nëntor 2021.

Prokurorët kandidatë për në KLP:

  • Moisi Duda punoi prej rreth dy dekadash në Prokurorinë e Apelit Durrës dhe aktualisht e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ai u konfirmua në detyrë më 16 shtator 2022. Moisi Duda u zgjodh anëtar i KLP-së më 28 janar 2021, në vendin e një anëtari magjistrat të shkarkuar nga vetingu.
  • Afërdita Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Aktualisht e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ajo u konfirmua në detyrë me shumicë votash më 8 tetor 2020.
  • Edina Kurti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si oficere e policisë gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2012 dhe pasi e ushtroi funksionin për afro një dekadë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, u transferua në atë të Durrësit. Ajo u konfirmua në detyrë me shumicë votash më 1 nëntor 2022.
  • Edlira Bako e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokurore deri në 2003-in, kur u emërua si inspektore pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2014, Bako është emëruar në krye të Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe prej vitit 2019, e ushtron funksionin si prokurore e Prokurorisë së Rrethit Elbasan. Ajo u konfirmua në detyrë më 14 nëntor 2022.
  • Elsa Miha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2015, Miha u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku vazhdon aktualisht ta ushtrojë funksionin. Ajo u konfirmua në detyrë më 11 shkurt 2021.
  • Olger Eminaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe punon prej më shumë se një dekade në Prokurorinë e Korçës. Ai u konfirmua në detyrë më 31 mars 2023.
  • Vatë Staka e ka filluar karrierën si prokuror i seksionit ushtarak në Shkodër. Edhe aktualisht ai vijon ta ushtrojë funksionin në të njëjtën prokurori. Staka u konfirmua në detyrë më 3 korrik 2018. Më 11 prill 2019 ai u zgjodh anëtar i KLP-së, pasi ishte kandidati i vetëm për një vakancë të krijuar si pasojë e shkarkimeve nga procesi vetingut./ BIRN



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *