• |
ide | kryesore

Ndërhyrja politike/ Facebook mbyll “Nisma Thurrje”

Arkiva, Të fundit



Faqja e Facebook Nisma Thurje, e cila u bë plaftorma e një fushate firmash për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe filloi edhe turin në qytete të Shqipërisë për të folur me qytetarët për këtë ide ( https://nismathurje.al/karta-2020/), rrezikon të mbyllet pas raportimeve që i janë bërë në Facebook. “Prej disa ditësh po përballemi me sulmin e kompanive që paguhen nga qeveria për të mbyllur faqen tonë në fb. Preteksti që po gjejnë është raportimi i videove ku flasin aktivistët e Nismës Thurje në tv, si shkelje e të drejtës së autorit. Kjo është absolutisht shkelje e lirisë së fjalës dhe censurë e paprecedentë. Vende si Korea e Veriut do e kishin zili këtë sjellje të sponsorizuar nga qeveria shqiptare” thuhet në një njoftim që ka bërë Nisma Thurje.
Deri më tani lëvizja për ndryshimin e sistemit ka tubuar sëbashku mbi 45 mijë vetë që kanë hedhur nënshkrimin e tyre. Ata kanë shpallur takimin e rradhës në dt 30 shtator, ora 19:00, te Teatri Aleksandër Moisiu!

L’image contient peut-être : 4 personnes, personnes souriantes, personnes debout et intérieur

Pamje para aktivitetit te zhvilluar ne Elbasan



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *