• |
ide | kryesore

“Toyota Yaris”/ Donika Prela shkeli ligjin për Prokurorinë, zbulohet shkresa për prokurorët e çështjes (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka shkelur ligjin në një shkresë adresuar Doloreza Musabelliut dhe Ened Nakuçit, prokurorëve të dosjes së njohur si “Toyota Yaris”, të cilët i urdhëron për të dërguar çështjen në fjalë në Gjykatë.

Përmes shkresës së protokolluar të datës 11 shtator, të bashkëngjitur më poshtë, Prela kërkon që prokurorët e çështjes “Toyota Yaris” të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve për të pandehurit. “Prokurorët e ngarkuar me hetimin të kryejnë veprimet si edhe të marrin masa për dërgimin e cështjes për gjykim përpara datës 24/09/2019, datë në të cilën përfundon afati tërësor i paraburgimit në hetim për katër të pandehurit” -shkruhet në shkresën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kjo shkresë e Prelës bie në kundërshtim më ligjin për Prokurorinë, sipas të cilit prokurori i rrethit, apo drejtuesi i Prokurorisë, ka vetëm kompetencën për nxjerrjen e udhëzimeve të karakterit të përgjithshëm, por jo për të ndërhyrë për çështje konkrete. Thënë këtë, kjo shkresë bie në kundërshtim më ligjin, edhe për faktin se në kuadër të reformës në drejtësi, prokurorët kanë fituar pavarësi dhe marrin vendime në mënyrë të pandikuar.

Mësohet se pas kësaj shkrese, prokurorët kanë vendosur të dërgojnë cështjen në gjyq dhe u kanë komunikuar akuzat të pandehurve.

Të arrestuar për çështjen e bujshme “Toyota Yaris” janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Cekaj. Ndërsa, kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi, janë të shpallur në kërkim nga Policia me vendim të gjykatës

Gjatë kontrollit të ushtruar qershorin e kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës në automjetin tip “Bizark” të drejtuar nga Ceka dhe në 2 automjetet e ngarkuar në të, u gjet një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Mjeti “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera që ishin porositur për shitje në Shqipëri.

 

 

 

4 Comments

  1. Po kjo qeveri esht me kuq e me maq e tera ne korrupsion jan ca te paguar ca moter qir qe mezi prsin te dalin skandalet dhe o burra ti dalim zot te degjeneruarve🙈

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu