• |
ide | kryesore

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Prokurorët anglezë largohen nga Shqipëria

Lajme, Të fundit
Vrasja, Drin nikulaj, gjykata



Hetuesit anglezë, që mbërritën në vendin tonë për vrasjen e Ardian Nikulajt, janë larguar nga Shqipëria.

Një ditë më parë, një prokuror dhe një oficer takuan grupin hetimor që po hetojnë vrasjen e Nikutajt. Përfshirja e shtetasve anglezë në vrasjen e 19 Prillit në Shëngjin, solli në Shqipëri 2 hetuesit nga Anglia.

Ata zhvilluan përgjatë së enjtes takim me grupin hetimor të prokurorisë dhe policisë së Lezhës. Hetuesit anglezë janë nisur për në Britaninë e Madhe në orët e vona të së martës. Ata kanë marrë edhe disa materiale hetimore në vendin tonë, të cilat pritet që t’ja venë në dispozicion gjykatës angleze.

Këtë të premte pritet të nisë edhe procesi gjyqësor për ekstradimin drejt vendit tonë ndaj 4 të arrestuarve për vrasjen e Nikulajt, dhe ardhja e hetuesve anglezë ka të bëjë pikërisht me këtë proces.

Shqipëria ka dërguar dokumentacionin e kërkuar për këtë çështje, bashkëlidhur me të dhëna nga dosja penale. Në kërkim ndodhen ende ekzekutori i Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva dhe shtetasi anglez, Harry Simpson, të cilët bashkë me Edmond Haxhinë, konsiderohen si personat kryesor në organizimin dhe zbatimin e planit të vrasjes.



1 Comment

  1. As nuk do ekstradohen sepse asnje shtet nuk eshte shtet idot si Shqiperia qe con shtetasit e vet dhe kur jan akuzuar pa fakte te vendet e huaja. Ne jemi me keq se Afrika sepse dhe afrika nuk i ekstradon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *