• |
ide | kryesore

“Barcellona në duart e fuqisë në rritje të lojtarëve e kapricove të tyre”: çështja Piqué trondit Spanjën

Sport



Në kampin e Barcelonës situate është e tensionuar e në Spanjë nuk flitet për asgjë tjetër. Sikur të mos mjaftonin problemet e Valverde me dëmtimet e një start kampionati aspak brilant, dozën e vështirësisë për katalanasit e shtojnë polemikat. Mbrojtësi blaugrana, Gerard Piqué, nuk i ka kursyer kritikat për drejtuesit. E ka nisur pas fitores kundër Villareal e ka vazhduar pas ndeshjes me Getafe: “Duhet të qendrojmë të bashkuar” ishte mesazhi i mbrojtësit spanjoll.

Bombën e parë Piqué e ka hedhur pas suksesit 2-1 me Villareal. Lojtari kishte kritikuar përgatitjen verore të programuar nga klubi me 6 miqësore brenda 18 ditëve në 3 kontinente. Më shumë udhëtime se stërvitje në fushë e ndoshta edhe më këtë lidhen, sipas mbrojtësit, dëmtimet e shumta që kanë goditur Barcellona.

Një ditë më pas Mundo Deportivo publikoi një artikull të fortë kundër lojtarëve e pushtetit të tyre, që mbretëron brenda Barça: një shoqëri në duart e fuqisë në rritje të lojtarëve e kapricove të tyre. Kjo cështje ka shkaktuar reagime të forta, sidomos sepse e përditshmja është gjithnjë pranë drejtuesve të klubit.

Përgjigja e dhomave të zhveshjes nuk vonoi e ka menduar ta bëjë si gjithnjë Piqué, pas ndeshjes me Getafe: “Shpresoj që asnjë të mos dëshirojë të krijojë konflikte të kota e të dëmshme. Ne nuk duam të nervozohemi, duhet të jemi të bashkuar, përndryshe i bëjmë keq vetes”.

Tensioni është i qartë dhe sa për kujtesë në verë dhomat e zhveshjes dhe klubi u përfshinë në një tjetër cështje, ajo e rikthimit të mundshëm të Neymar. Në atë rast ishte Messi që i dërgoi një mesazh presidentit Bartomeu kur, i intervistuar nga Sport, kishte deklaruar se nuk ishte i qartë nëse klubi kishte bërë gjithcka të mundshëm për të marrë brazilianin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *