• |
ide | kryesore

“Janë edhe 7 kryetarë bashkish me të shkuar të dyshimtë kriminale”

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar se PD ka informacion edhe për 7 kryebashkiakë të tjerë socialistë, që sipas opozitës kanë të shkuar të dyshimtë apo kriminale.

Pas denoncimit të rastit të Valdrin Pjetrit (Shkodër, i dorëhequr), Agim Kajmakut (Vorë, nën hetim) dhe Mark Babanit (Vau i Dejës, nën hetim), PD do të nxjerrë të tjerë emra kryebashkiakët për një total prej 10 të tillësh.

“Ka edhe të tjerë. Nuk ka asnjë armëpushimi. Rastet do të bëhen publike sipas rastit. Janë rreth 10 raste në total. Mund të pasurohen dhe më tej. Vijnë indicie dhe të dhëna, por edhe ne duhet të sigurohemi për vërtetësinë e informacionit. Rastet e tjera? Janë me të njëjtën bazë dhe të dhëna si të tjerat” – tha Alibeaj.

Më tutje demokrati shpjegoi se mes PD e PS nuk ka patur asnjë lloj negociate.

“Nuk ka për të pasur negociata underground. Ne kemi kërkuar zgjedhje në një ditë, të përgjithshme dhe lokale” – tha ai përsa i përket lajmeve se mund të ketë një tjetër marrëveshje mes palëve.

Por duke u ndalur te reforma zgjedhore që mund të çelë dialogun mes palëve, ai tha se tha se ndërkombëtarët nuk e kanë rrëzuar propozimin e PD-së, pavarësisht se e vërteta është e kundërt.

“I vetmi që e hodhi poshtë është Edi Rama. Ne kërkojmë ndërkombëtarët. Pse për atë në drejtësi thoshte se e firmos pa e lexuar, po sot pse jo?” – tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *