• |
ide | kryesore

“S’duam pazar”/ Alibeaj: E votojmë amnistinë penale me një kusht

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alibeaj



Deputeti i PD-së së vulës, Enkeled Alibeaj, ka ripërsëritur kushtin për tërheqjen e nenit të faljes për të dënuarit e GJKKO nga Amnistia Penale për të bashkuar votat me PS-në që projektligji të kalohet në Kuvend.

Alibeaj shprehet se nuk po kërkojnë pazar dhe s’dëshirojnë që të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi.

“Ne e mirëpresim tërheqejen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarëve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, thekson ai.

Lexo më tej: Amnistia/ Deliri i arrogancës së çiftit Manja-Çuçi 

Deputeti i PD-së shton se gjuha e arrogancës dhe e kërcënimi është e papranueshme.

“Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.

Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarëve.

Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

Ne e mirëpresim tërheqejen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarëve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, shprehet Alibeaj.



12 Comments

  1. Cfare mirepret ti more ndyresire e korruptuar,ti,brava,pampuri qe ka qene e dashura e vjehrrit te Bashes,Ulliri qe ka paguar per te qene deputete dhe duke ikur nga brava mendon se nuk do jete me,ne hije Jorida qe ka qene dhe eshte e dashura e bashes jeni asgje nje tufe funderrinash te lidhura ne interesa te pista !Me 20 shkurt e pate se cila ishte opozita,ajo qe i kall daten dhe do e beje perse gjalli edvin rames !

    1. Ju qe flisni me kete gjuhe injorantesh tju vij turp. Por nuk ju ve faj sepse me kete gjuhe ju ka mesuar Berisha 32 vjete. Po pse nuk thoni qe dhe Argita eshte e dashura e Bashes apo dhe Liria eshte e dashura e Xhelil Gjonit. Keto jane marrezira dhe tju vij turp. Njerez pa dinjitet.

      1. i ke vene piken!! Jan kaq injorante sa jan po te njejtit qe po per Bashen, Alibeja and Co te fusnin ne zjarr deri para 2 vitesh.

  2. Alibeaj nje dite te gjithe do vdesim po ti do vdesësh faqezi ,i peshtire ,i ndyre
    Njeri pa karakter pa personalitet

    1. Alibeaj eshte politikani me me dinjitet. Njehere te vetme nuk e kemi degjuar te fyej apo shaj njeri. Gjuha e fyerjeve dhe e sharjeve eshte ajo qe na ka ndare e coptuar. Kete gjuhe ka perdorur ai qoftelargu ne katin e tete.

    2. E paske gjetur saktë pseudonimin se edhe ai që ti adhuron, katnar ka qenë e ishte e është kundër bejlerëve. si të gjithë komunistët.
      E quante me përbuzje Berisha Enkelejdin “Ali-.
      beu”.
      Puna është se bejlerët që i urren zotrote e idhulli tënd, kanë bërë historinë e Shqipërisë, që nga Skënder beu, bejlerët e Frashërit,Hasan bej Prishtina, Ismail bej Vlora , Faik bej Konica e shumë e shumë bejlerë të tjerë rilindas e patriotë të vërtetë, emri i të cilëve nuk do të vdesë kurrë.
      Dumbabistët katnarë kur vdesin nuk i kujton më kush po jo intelektualët e shquar patriotë, fisnikë e sojli.
      “Faqezi, i pështirë e i ndyrë” e cilëson ti vemje e ndyrë Alibeajn, kur ëshrë ndër të paktët politikanë shqiptarë që nuk e ka ndyrë gojën për të sharë rrugaçërisht ndonjë njeri, por flet vetëm me forcën e arsyes , fakteve e ligjeve, edhe kur Berisha bëri gjestin harbut katunaresk duke e shtyrë me dhunë me trup nga foltorja e kuvendit, ai u tërhoq për tja lënë turpin ish presidentit 79 vjeçar

  3. Ju qe ofendoni pa kriter a ju vjen zor nga vehtja kur i shikoni keto qe shkruani. PD kerkon bashkim. Po ku behet bashkim kete lloj rrace qe per 33 vjet kush e ka kritikuar i ka shpall armiq dhe i ka denigruar si udheheqesi i tij shoku Enver. Dhe ju vazhdoni ti shkoni akoma mbrapa.

  4. Cilat jane kriteret sipas teje
    Çfarë duhet ti thuash këtyre fytyrave qe per nje cope karrike shesin nenen e vet e jo partine
    1ka qene ministër i mbante ish te përndjekurit rresht mbas ministrisë te nje zgiqe ku kërkonin dokumentet e dënimeve te tyre .
    Pse duhej ti merrnin nga nje ministri per ti cuar ne nje ministri tjeter kur këto mund te percilleshin ne rruge zyrtare dhe ata te merrnin.ate qe ju takonte
    2beri pazar per hapjen e dosjeve
    Reformën zgjedhore ,votoi buxhetin
    Beri nje piruete pardje dhe sot e pranon do votoje amnistinë
    Per ç’bashkim flet a nuk qene keta qe fortifikuan zyrat e PD per te bere ate qe bene ne 8 dhjetor.
    O mik nuk behet stan me lepuj te behet demokraci me komunisto-sigurimso- spiune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *