• |
ide | kryesore

Mourinho zbulon të ardhmen: “Jo më në Itali”

Sport



Jose Mourinho është nga ata trajnerë që përbëjnë gjithnjë lajm, edhe kur janë pa një skuadër. Madje atëherë, ndoshta më shumë. Pas Tripletës që e dërgoi në Olimpin e interizmit, karriera e Joze Mourinho ka vazhduar në klube të tjera prestigjioze në të gjithë Europën, por ai nuk ka humbur kurrë rastin për të shprehur dashurinë e tij për ngjyrat zikaltër. E ka bërë edhe në intervistën ekskluzive dhënë për “Tika Taka”.

Portugezi, si duket edhe nga deklaratat e tij, më tepër se largimin nga Old Trafford ka vuajtur divorcin me fanellën e Blancos: “Pas Madridit, nëse do të isha kthyer në San Siro, nuk do të kisha ikur kurrë më nga Inter. Kur i them lamtumirë një familje është një gjë e vështirë për t’u përballur përsëri. Atë mbrëmje e dija se tashmë duhej të ikja menjëherë, nuk mund t’i thosha jo Real Madridit për herë të tretë”.

Nëse një trajner i nivelit të Mourinho nuk ka ende një skuadër është e natyrshme që mund dhe duhet t’i bësh pyetjen për mundësinë e eksperiencave të tij të ardhshme profesionale. Special One nuk është nga ato që bëjnë lojë fjalësh në këto raste, edhe kur në mes është një si zikaltrit: “Interi është shtëpia ime, familja ime. Morati një mik, presidenti im. Historia e Tripletes ka qenë fantastike. E ardhmja megjithatë nuk besoj se do të jetë në Itali”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *