• |
ide | kryesore

Rrëfimi i pazakontë i trajnerit: “Natën zgjohem duke i ulëritur taktika gruas”

Sport



Presioni është i kuptueshëm. Nga Julian Nagelsmann, trajneri më i ri në historinë e Bundesliga, kërkohet gjithnjë maksimumi. E ai nga vetja pretendon ndoshta edhe më shumë. Në karrierë ka shpëtuar Hoffenheim kur dukej i destinuar për një rënie të pashmangshme, duke e cuar klubin deri në Champions League përpara se të largohej ai vetë drejt Leipzig. Edhe aty po bën mirë. Në fund të fundit, Nagelsmann është një i fiksuar pas taktikës, studion gjithnjë në detajet më të vogla. Edhe kur është në gjumë.

Në konferencën e shtypit të prezantaimit të ndeshjes së Champions League mes Leipzig e Lyone, Nagelsmann ka rrëfyer një kuriozitet interesant: “Shpesh flas natën dhe e tremb gruan sepse, në gjumë, bërtas direktiva taktike për ndonjë lojtar. Unë nuk e kuptoj, e marr vesh ditën tjetër kur ma tregon ajo, disi e bezdisur nga kjo gjë. Problemi është se ndodh ca si shpesh”. Në fakt, gjumi është një luks që tekniku gjerman nuk e ka: “Pushoj pak, edhe para ndeshjeve të Champions. Im bir më zgjon, por në fund të fundit Champions nuk është problemi i tij”. Julian e përballon me një presion të jashtzakonshëm mbi vete. Sepse nga ai kërkohet gjithnjë maksimumi. E ai nga vetja pretendon ndoshta edhe më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *