• |
ide | kryesore

Supersfida Barca-Inter pa yjet më të shkëlqyer: ja si vijnë skuadrat

Sport



Një sfidë shumë e rëndësishme. E kanë përcaktuar kështu të dy trajnerët, Ernesto Valverde dhe Antonio Conte, sfidën e kësaj mbrëmjeje mes Barcellona e Inter. Një ndeshje jo plotësisht për brenda apo jashtë, por sigurisht e nevojshme për të kuptuar diçka më shumë mbi forcat e grupit F në Champions, pas dy barazimeve të javës së parë. Të zotët e shtëpisë vijnë nga suksesi në Liga ndaj Getafe dhe nga ajo me Villareal, por në përgjithësi sezoni blaugrana nuk duket se ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga ana tjetër Inter i Conte, lider i Serisë A, nuk ka shpërthyer ende në Evropë, sikurse e tregon barazimi i papritur brenda në fushën e vet ndaj Slavia Pragë. Situata dhe motivet e ndryshme që në fakt sjellin në të njëjtin përfundim: trajnerët në veçanti do të kërkojnë me zë të lartë fitoren.

SI VJEN BARCELONA? – Jo në më të mirën e vet. Përkundrazi. E para, por jo thuajse e vetmja, pikëpyetja në lidhje me kapitenin Leo Mesin. “Zgjatje në aduktorin e këmbës së majtë”, tregonte komunikata blaugrane e disa ditëve më parë. Dje argjentinasi është stërvitur me grupin (ose të paktën është parë në grup gjatë 15 minutave të stërvitjes së hapur për mediat) dhe pa patur asnjë shqetësim është dukur i qetë dhe i gatshëm për t’u përdorur. Por Valverde ka qenë i qartë: “Nuk dua të shtoj rreziqet”, duke iu referuar “Pleshtit”, i shqetësuar nga dy probleme muskulore në xhiron e disa javëve. Situatë e njëjtë edhe për Ousmane Dembele: francezi vjen pas shqetësimeve muskulore nga sezoni i kaluar dhe për të vlen i njëjti diskutim si me argjentinasin. I grumbullur, por nuk do të rrezikohet. Ai që nuk do të jetë e sigurtë, është Ansu Fati, ylli i ri që është duke shkëlqyer në sytë e mbështetësve blaugrana. Me të jashtë edhe Jordi Alba dhe Samuel Umtiti. Kështu, sipas të gjitha mundësive Lenglet (i skualifikuar në Liga) do të jetë në krah të Pique. Me Junjor Firpo në të majtë dhe një mes Semedo e Sergi Roberto në të djathtë. Në mesfushë, me Busquets do të jenë De Jong dhe Arthur, ndërsa përpara Griezmann, Suarez e i rikonfirmuari Karles Perez.

SI VJEN INTER? – Komunikata e fundit e ka bërë të qartë: Lukaku nuk do të jetë. Një bombë e papritur ajo e lëshuar nga Antonio Conte në përfundim të konferencës për shtyp dje. Belgu ka një problem muskular dhe për të mos patur tërheqje është zgjedhur të mos sforcohet. Alternativat në dispozicion të Conte nuk janë aq të larmishme. Shumë do të varet nga dëshira e teknikut për të mbajtur në dispozicion një kartë plus, në gjendje për të zhvilluar planet gjatë ndeshjes në vazhdim. Nëse do të mjaftojë Politano në këtë moment, titullarë do të jenë Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez (i skualifikuar për Juven). Në të kundërt hapësirë për ish-futbollistin e Sassuolo në dyshe me njërin prej amerikano-jugorëve, por supozimi i parë mbetet më shumë i besueshëm. Në mbrojtje konfirmohet Godin – De Vrij – Skriniar, ndërsa në mesfushë dyshimi kryesor përfshin krahun e djathtë: D’Ambrozio apo Candreva? Në alternim që ka ulje e ngritje çdo orë, por në fund Candreva duket favorit. Nga ana tjetër Asamoah, në mes Barella dhe Sensi në krahët e Brozovic.

FORMACIONET E MUNDSHME BARCELONA – INTER

BARCELONA (4-3-3): Ter Stegen, Serxhi Roberto, Pike, Lenglet, Zhunior Firpo, Artur, Buskets, De Jong, Karles Perez, Suarez, Griezman.

INTER (3-5-2): Handanoviç, Godin, De Vrij, Skriniar, Kandreva, Barela, Brozoviç, Sensi, Asamoah, Lautaro Martinez, Aleksis Sançez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *