• |
ide | kryesore

Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA-ve publikon disa këshilla për aplikuesit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas nisjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar disa udhëzime për të gjithë qytetarët e interesuar.

Në një njoftim të publikuar në llogarinë zyrtare në “Facebook”, përfaqësia diplomatike amerikane në vendin tonë, thekson se kohëzgjatja e programit të Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00.

“Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen.”- shkruhet më tej në postimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *