• |
ide | kryesore

Historiku/ “Bëmat” e prokurorit të Durrësit dhe gjyqi publik i qeverisë

Lajme, Të fundit



Arjan Ndoj (personi në të majtë të fotos kryesore) është prokurori i Durrësit që u akuzua një ditë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili e shigjetoi nga foltorja e Kuvendit për lidhje me krimin e organizuar, po duke mos përmendur emër të përveçëm. Deklarata e fortë e Ramës u përforcua ditën e sotme nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili përsëriti akuzën, duke iu referuar arrestimit të Liridon Pulës, drejtorit të Kadastrës së qytetit bregdetar.

Sipas këtyre dy eskponentëve më të rëndësishëm të qeverisë, Ndoj punon për një organizatë kriminale dhe i bën presion edhe administratës shtetërore. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arretson është ky që po bëjmë“, tha Rama.

Ndërsa sot, pas seancës së ditës së sotme, ku Gjykata e Durrësit la me masë sigurie “arrest me burg” ish-drejtorin Pula, Braçe reagoi duke risjellë akuzën e Ramës pasi u shpreh se subjekti i gjykimit (Pula) është nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale.

Pa më të voglin diskutim që ky është akti i fundit i shantazhit që ka nisur prej një muaji. Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet…Dyshoj shumë, që akuza jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. I kërkon një nënpunësi të Kadastrës të sillet si një drejtues i një institucioni tjetër. Unë s’jam jurist, po duhet provuar se vepra është kryer me dashje, dhe vepra ka sjellë dëme…A e kuptoni në çfarë shkelje ka bërë ky prokuror? Kushtetuta dhe ligji parashtron që prokurori provon akuzat. Nuk e di për kë e ka patur fjalën Rama, unë jam Erion Braçe. Ka një muaj që i bëhet presion drejtorëve të Kadastrës.”- tha Braçe për mediat.

Mirëpo, këto deklarata janë të pamjaftueshme, pasi nëse e marrim të mirëqenë se kryeministri dhe zv.kryeministri kanë dijeni se një prokuror çfardo po shkel ligjin dhe është i lidhur me bandat kriminale, duhet ta denoncojnë. Nëse prokurori në fjalë ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën, i takon Prokurorisë që të zbardhë shkeljet. Ky “gjyq publik”, mudn të jetë një aluzion për të gjithë ata prokurorë që do të ketë guximin për të arrestuar zyrtarët e Partisë Socialiste në Kadastër, Bashki, e qeveri.

Megjithatë, le t’i kthehemi fakteve dhe të dhënave që dispnonohen lidhur me prokurorin Arjan Ndoj dhe shkeljeve të  tij të mëparshme me detyrën.

Më 19 korrik 2018, Ilia Ilia, avokati që ka mbrojtur Lul Berishën u dhunua fizikisht nga dy persona teksa po dilte nga Gjykata. Avokati akuzoi se pas ngjarjes fshihej prokurori Ndoj, me të cilin ka debatuar gjatë një seance gjyqësore.

Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.”-u shpreh avokati Ilia.

 

 

Policia bëri identifikimin e njërit prej autorëve që dhunoi Ilian, Mondi Vogës, është miku i ngushtë i prokurorit Ndoj (shiko foton).

Ndaj Ndojit nisi një hetim asokohe nga Prokuroria, por ai ia doli të shfajësohej duke thënë se me avokatin Ilia ka patur thjesht  një debat verbal.

 

 

 

Ndoj dhjetëfishoi pasurinë në 4 vite

Ndoj është emëruar prokuror në qytetin e Durrësit në vitin 2008, pasi ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku e shkarkoi atë nga detyra. Gjatë periudhës që nuk ushtronte detyrën e prokurorti, Ndoj u angazhua në fushën e avokatisë.

Gjatë 4 vjetëve që pasuan, sipas të dhënave zyrtare te “Open Data”, Ndoj ka arritur që të dhjetëfishojë pasurinë e tij, nga 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë në plot 760 mijë euro. Arsyetimi i prokurorit është se pasuria është siguruar nga puna e tij si avokat, profesion që është ka ushtruar për vetëm 3 muaj.

Ndërkohë, pasuria e tij ka vijuar të shtohet përgjatë viteve. Në 2016-n, Ndoj ka deklaruar se kishte në pronësi 21 apartamente në Shëngjin, bodrume, vreshta, si dhe një truall në Krujë. ©Lapsi.al



8 Comments

  1. ÇA NA DEGJOJNE VESHET . KY VEND KA PJERDH FARE , PROKURORI BO CUBIN DHE MAFIOZIN . pO DREJTESINE KUSH DUHET TA BEJE ? NDOSHTA MAFIOZI ?

  2. Mire ben, e di qe do i vij dita per veting dhe eshte e sigurt qe nuk e kalon. Dhe ben c te mundet e mbledh sa te mundet.
    Me patjeter ata qe do shkarkohen nga vetingu duhet menjeher tu hapet proces.

  3. I Paemer 15:11. keta nuk e rrasin mrena se duan ta perdorin me vone, kur ti japing ndonje dosje qe eshte patate e nxehte.

  4. Ky qenka bandit jo prokuror, mirepo ceshtja shtrohet si e lejojne te ushtroj detyren me kete cv qe do ja kishte zili dhe vete Toto Rina???!!! hajde shtet rrumpallhane hajdeeee…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *