• |
ide | kryesore

Nga burgu në kombëtaren e Portugalisë: historia e jashtëzakonshme e Semedo

Sport



Nga burgu në kombëtaren e Portugalisë. Është historia e Rubén Semedo, mbrojtësi 25 vjecar që luan në Greqi me Olimpiakos, por që vitin e kaluar kishte përfunduar në telashe serioze. Semedo ishte arrestuar për sekuestrim personi, kërcënim e grabitje me përdorimin e armëve të zjarrit. Në atë kohë mbante veshur fanellën e Villareal e që në 2017 ishte hetuar për zotërim ilegal të armëve të zjarrit. Tani tekniku i Portugalisë Fernando Santos e ka grumbulluar në kombëtare.

“Edhe nëse një person kryen një veprim të gabuar, ka të drejtën të kthehet të jetojë. Ka dëshmuar se di të reagojë, e kemi ndjekur. Është thërritur në kombëtare për atë që mund ti japë skuadrës por edhe pse për të, në aspektin social, është dicka shumë e rëndësishme” ka deklaruar teknik luzitan.

Një rilindje e vërtetë për Semedo, që në një intervistë në prillin e kaluar tek A Bola, ka folur për ditët e tij të burgut. “Kam qarë shumë herë, kurrë përpara të tjerëve. Ndonjëherë rrija shtrirë pa mundur të flija, mendoja vetëm për fëmijët e mi e familjen që vuante. Është një eksperiencë që të bën të mendosh se si e shpenzon kohën tënde, nëse je me familjen apo me persona për të cilët ti nuk ke asnjë rëndësi”. Tani mbrojtësi ka një mundësi të re për të qendruar larg telasheve e për të dhënë kontributin e tij për suksesin e kombëtares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *