• |
ide | kryesore

Paradoksi i Superiores: ata që duhet të rrëzoheshin nga kategoria, janë në vend të parë

Sport



7 javë kampionat dhe asnjë lider: askush nuk arrin të shkëputet, përplasjet e kreut nuk nxjerrin fitues, pretendentët ngadalësojnë dhe përfundimi janë shtatë skuadra të ndara nga dy pikë. Bilanci i këtij kampionati të cuditshëm nuk është vetëm kaq, sepse po të shohësh pak më me vëmendje befasohesh nga fakti që në krye të klasifikimit janë skuadrat që kanë ardhur këtë edicion nga kategoria e Parë, apo skuadra që problemet nuk i mungojnë, e që për një, apo dy arsye, kanë zgjedhur të bëjnë merkato riparimi, ekonomike e të kujdesshme.

Vllaznia, e përfolur për borxhet që i vështirësuan licensimin, apo ngërcet financiare të lidhura me situatat zgjedhore, e që vazhdojnë të reflektohen tek kuqeblutë janë të parët me 12 pikë. Vetëm një humbje në 7 javë, tre gola të pësuar, por 5 ndeshje të mbyllura me rrjetë të paprekur, e bën prapavijën shkodrane më të mirën e kampionatit bashkë me Bylis e Teutën. Pikërisht Bylis, surpriza e bukur e këtij sezoni: të besuarit e Dovedan janë impresionues dhe kanë humbur vetëm debutimin, duke qenë ndërkohë edhe sulmi i dytë më i mirë i kampionatit me 11 gola, pas Tiranës me 12, e kjo vetëm sepse e fundit përballje e tyre në Lac u mbyll 0-0. Mund të ketë problemet dhe paqartësitë e të ardhmes me të mëdha se cdo skuadër tjetër, por pas 7 javësh është aty ku në dekadën e fundit është mësuar të jetë Skënderbeu. 12 pikë edhe për Ilir Dajën, i vetmi që nuk njeh barazime në 7 javë e që ka treguar se dëshira për të bërë mirë ndonjëherë është më e fortë se vështirësitë.

Partizani, Tirana e Kukësi vijnë më pas, janë ato që duhet të ishin në krye, nuk janë larg, por pas shtatë javësh e në kushtet në të cilat ndodhen pjesa më e madhe e skuadrave të tjera të kampionatit, pretendentët duhet të kishin marrë arratinë e jot ë viheshin në ndjekje të të ardhurve nga Kategoria e Parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *