• |
ide | kryesore

Sensi mban në ankth Inter: rezonanca magnetike tregon nëse do jetë kundër Dortmund

Sport



Inter ka dalë i mundur nga derbi i Italisë përballë Juventus, por ajo që shqetëson ende kampin zikaltër e mbi të gjithë Antonio Conte, është gjendja fizike e Stefano Sensi. Gjatë ditës së sotme, mesfushori do t’i nënshtrohet një resonance magnetike, që do të saktësojë shkallën e dëmtimit dhe kohët e rikuperimit, për atë goditje të marrë në ndeshjen kundër Juves.

Sensi, për shkak të dëmtimit, është detyruar të tërhiqet nga thirrja e Roberto Mancinit në Kombëtare. Diagnoza është precise: tërheqje muskulare në kofshën e djathtë dhe kontrollet do të thonë më shumë mbi kohët e rekuperimit.

Gjithçka do të varet nga rezultati i ekzaminimeve mjekësore: do t’i tregojnë Conte nëse do të mund ta ketë lojtarin, që ka qenë protagonist absolut, në rifillimin e kampionatit ndaj Sassuolo, edhe pse prioriteti i tekniku zikaltër është ta ketë për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *