• |
ide | kryesore

Spalletti i ekzagjeruar me paratë: Milan e braktis dhe akordohet me Piolin

Sport



Mes dy palëve që grinden (Spalletti dhe Inter) ai që mund të përfitojë është Stefano Pioli. Mosmarrëveshjet mes trajnerit nga Certaldo dhe klubit zikaltër kanë shtyrë Milan të këmbëngulë mbi trajnerin emiljan. Sepse kuqezinjtë – sikurse vëren Gazzetta dello Sport – kanë ngut për ta mbyllur dhe gjetja e një marrëveshjeje mes Spalletti dhe Inter duket një çështje shumë e ngatërruar për t’u zgjidhur në pak ditë.

Luciano i kishte dhënë “Ok” Bobanit dhe Maldinit, por mungesa e marrëveshjes me Marotta ka hedhur në erë gjithçka. Klubi interist i ka paguar tashmë tre muaj rrogë Spalletti dhe ishte i gatshëm t’i paguante edhe 2 milion të tjera totale për të bërë rizgjidhjen. Kështu që kur avokati i tij ka paraqitur kërkesën dhe këmbënguli për rinjohjen e rrogës të një sezoni të plotë, Interi ka vendosur të tërhiqet nga propozimi. Sikurse raporton e përditshmja, edhe Milani ka zgjedhur të mos plotësojë kërkesat ekonomike të Spalletti, që kishte kërkuar një kontratë deri më 2022 nga 4.5 milion euro në sezon (praktikisht, kërkonte një vit kontratë më shumë).

Në këtë pikë, sytë kthehen nga Pioli. Drejtuesit e rrugës “Aldo Rossi”, që i kanë mbajtur gjithnjë në konsideratë cilësitë e tij e kanë kontaktuar dhe do ta takojnë në orët e ardhshme për t’i propozuar një kontratë deri më 2021 me një rrogë prej një milion e gjysëm në sezon. Maldini dhe Boban, që kanë marrë dritën jeshile dhe kanë rrugën e lirë nga pronari, janë të bindur për Piolin dhe nuk e konsiderojnë atë një zgjedhje të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *