• |
ide | kryesore

“Adhurues i Millosheviçit”, peticion për revokimin e çmimit “Nobel”

Lajme, Planet

Kritikët e shkrimtarit Peter Handke, autorit austriak i cili u vlerësua me çmimin “Nobel” në letërsi, kanë ndërmarrë një peticion për revokimin e këtij çmimi.

Motivi i këtij peticioni kundër Handkes, mbështetësit të dikatorit Sllobodan Millosheviç, shpjegohet nëpërmjet një përshkrimi ku theksohet se autori, si një “një person që mbron një përbindësh të tillë, nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel”.

Peticioni deri më tani ka grumbulluar rreth 12 mijë nënshkrime online.

 

 

Përshkrimi i peticionit:

Peter Hendke është një apolog për ‘kasapin e Ballkanit’ Slobodan Miloseviçin. Millosheviç është personi që ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhjetëra mijëra grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftërave që sollën shpërbërjen e Jugosllavisë.

Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel. Le t’i dërgojmë një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Komitetit të Çmimit Nobel, se ne nuk i dënojmë apologët shpërblyes të vrasësve masivë.

2 Comments

  1. Mire po’ kujt tja jepnin atij qe glorigikoi Enver hoxhen
    Ta harrojme si te shkruaje cfare te doje Nobel nuk merr.

  2. Filloi gjindja jone te bej moral.
    Pyetja e pare : kush po ben moral? Ata qe nuk hapin dosjet e krimeve 40 vjecare te komunizmit apo ata qe i bene gjemen ketij vendi ne demokraci. Te dyja palet nje mut, dhe keni fytyre te kerkoni drejtesi kur keni shkelur me kembe gjakun tuaj. A po nuk quhet kur vret tendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu