• |
ide | kryesore

Pse “nëna e bombës atomike” nuk e fitoi kurrë çmimin Nobel

Arkiva, Dossier
atomike



Ka një skenë të veçantë në filmin “Oppenheimer” në të cilën Luis Alvarez, një fizikan në Universitetin Berkeley të Kalifornisë lexon një gazetë teksa po qethet. Papritur, ai del në rrugë për të kërkuar kolegun e tij, fizikanin Robert Oppenheimer.

“Oops! Oops!” bërtet ai. “Ata ia dolën. Ata ndanë bërthamën e uraniumit. Ata e ndanë”. Ai u referohen dy kimistëve gjermanë, Otto Hahn dhe Fritz Strassmann, të cilët ia dolën të ndanin atomin. Zbulimi ishte çelësi i “Projektit Manhattan”, projekti amerikan top-sekret i udhëhequr nga Oppenheimer.

Veçse skena nuk është plotësisht e saktë. Mungonte një person kyç: Lise Meitner, një fizikane që punoi ngushtë me Hahn dhe zhvilloi teorinë e ndarjes bërthamore. Meitner ishte një bashkëkohëse e Albert Einstein, Niels Bohr dhe Max Planck. Pasi bomba e dytë atomike u hodh në Nagasaki, shtypi amerikan e quajti atë “nëna e bombës atomike”, një emërtim që ajo e refuzoi me forcë.

Lise Meitner – the forgotten woman of nuclear physics who deserved a Nobel  Prize

Kur Hahn fitoi çmimin Nobel në Fizikë në 1944, në fjalimin e tij për të pranimit ai iu referua Meitner si një “asistente ose punonjëse”, sipas Marissa Moss, autore e një libri mbi fizikanin. Meitner është një nga shumë gra në shkencë që nuk kanë marrë vlerësime për punën e tyre, duke përfshirë edhe Rosalind Franklin për kontributet e rëndësishme në kuptimin e strukturave molekulare të ADN-së dhe ARN-së. Anashkalimi që Hahn i bëri asaj nuk kishte lidhje me gjininë, sipas Moss e cila beson se Meitner nuk e fitoi Nobelin për shkak të prejardhjes së saj hebreje.

E lindur në 1878 në Vjenë, ajo filloi të studionte fizikën privatisht, pasi gratë në Austri nuk lejoheshin të ndiqnin universitetin deri në vitin 1897. Në vitin 1901 ajo u regjistrua në shkollën pasuniversitare në Universitetin e Vjenës dhe 5 vjet më vonë fitoi një doktoraturë në fizikë, duke qenë gruaja e dytë nga universiteti i saj që ia doli. Ajo u transferua në Universitetin e Berlinit dhe filloi të merrte mësime nga Max Planck, i cili fitoi çmimin Nobel në Fizikë në 1918.

Lise Meitner flees to Stockholm | Max-Planck-Gesellschaft

Në Berlin, ajo u takua me Hahn, një kimist që ishte rreth moshës së saj dhe kishte një qëndrim më progresiv ndaj punës me gratë. Hahn ishte gjithashtu i etur për të punuar me Meitner sepse fizikanët e kuptonin radioaktivitetin, energjinë e emetuar nga bërthamat e paqëndrueshme atomike, më mirë se kimistët.

Më 13 korrik 1938, kur kishte shpërthyer persekutimi ndaj hebrenjve, me ndihmën dhe mbështetjen e Hahn, Meitner u arratis dhe emigroi në Stokholm, ndërsa Hahn vazhdoi të punonte me Strassmann. Megjithatë gjatë kësaj kohe Hahn dhe Meitner patën një korrespondencë të gjatë për studimin.

Më 22 dhjetor 1938, Hahn i dërgoi gazetës Naturwissenschaften një raport të shkruar me dorë të rezultateve të hetimeve të tij. Ai nuk e përmend Meitner. Në të njëjtën kohë, korrespondenca mes tyre përfundoi me një keqkuptim. Han mendoi se ajo ishte zemëruar që ai e kishte publikuar studimin pa të. “Çfarë mund të kisha bërë tjetër?” – i shkroi ai Meitnerit.

Lise Meitner | Biographies

Hahn gjithashtu u përball me reagime për bashkëpunimin me një shkencëtare hebreje. “Unë nuk u kushtoj shumë rëndësi këtyre gjërave, sigurisht, por nuk doja t’u pranoja zotërinjve se ju ishit e vetmja që i zbuluat të gjitha menjëherë” – i shkruante ai Meitnerit në vitin 1939. Ajo mohoi edhe pjesëmarrjen në projektin amerikan “Manhattan”.

Kur u bë e ditur ndarja e atomit, qeveria amerikane formoi “Projektin Manhattan” për të zhvilluar një armë bërthamore. Shumë nga ish-bashkëpunëtorët e Meitner, duke përfshirë Fries dhe Bohr, ishin të përfshirë. Ajnshtajni i kishte shkruar një letër presidentit Franklin Roosevelt duke i kërkuar atij të siguronte uranium dhe të financonte eksperimentet e reaksionit zinxhir.

Meitner, edhe pse ishte ftuar, nuk pranoi. “Nuk do të kem asnjë lidhje me një bombë!” – kishte thënë ajo në mënyrën e saj karakteristike. Në vitin 1945, pasi bombat atomike u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, të cilat çuan në përfundimin e luftës, disa gazeta pohuan se Meitner kishte nxjerrë kontrabandë formulën nga Gjermania naziste. Ajo mohoi çdo akuzë të tillë. “Ju dini shumë më tepër në Amerikë për bombën atomike sesa unë” – i tha New York Times në 1946.

Pasi letrat e Hahn u bënë publike, historianët e shkencës raportuan në Physics Today në 1997 rolin e Meitner duke cituar se “ajo u ankua pak se nuk u shpërblye”. Meitner u nominua përsëri për Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1946, por sipas autorëve të artikullit Physics Today, komiteti Nobel kishte argumentuar se ishte “traditë” që çmimi të jepej për zbulime eksperimentale dhe jo teorike. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Propagande, çifute! çifutet ne USA jane 3% por kane fituar 25% te cmimeve nobel..Keto budalleqe me viktimizma i perhapin vete qe njerezve tu vije keq per ta e ti perkrahin..e me pas tua fusin, all çifutçe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *