• |
ide | kryesore

Koalicioni qeverisës/ Zbulohen 7 pikat e marrëveshjes mes Kurtit dhe Osmanit

Lajme, Të fundit



Albin Kurti, lideri i forcë politike kryesuese në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dhe kandidatja e Lëvizjes Demoratike për Kosovën (LDK), Vjosa Osmani, e renditur e dyta me një diferencë të ngushtë votash, kanë nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse të koalicionit të ardhshëm.

Gjatë bisedimeve të zhvilluara një ditë më parë, Kurti dhe Osmani u dakorduan mbi një marrëveshje prej 7 pikash që do t’i japë trajtë ekzekutivit të ri. Dokumenti përfshin ndër të tjera kufizimin e numrit të ministrave, rritjen e përqindjes së përfaqësimit të grave dhe transparencë të shpenzimeve mujore të kreyeministrisë, si edhe të të gjitha ministrive.

7 pikat e dokumentit të nënshkruar nga Kurti dhe Osmani: 

1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri

2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive

3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë

4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës

5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare

6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike

7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *