• |
ide | kryesore

Lista/ Zbulohen të besuarit e Albin Kurtit, njihuni me 31 deputetët e Vetëvendosjes

Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në Kuvend legjislaturën e ardhshme. Ky fakt  është konfirmuar nga burime të sigurta brenda lëvizjes Vetëvendosje.

Në Kuvend do të jenë disa figura të reja të Vetëvendosjes, që u bashkuan në këtë Lëvizje para disa javësh, mirëpo ka edhe emra të rinj që ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më poshtë, emrat e kandidatëve që morën shumë vota. Renditja nuk është në bazë të votave: Albin Kurti; Glauk Konjufca; Liburn Aliu; Yllza Hoxha; Arben Vitia; Mefail Bajqinovci; Rexhep Selimi; Albulena Haxhiu; Haki Abazi; Arbërie Nagavci; Fjolla Ujkani; Artan Abrashi; Saranda Bogujevci; Valon Ramadani; Ali Lajçi; Agon Batusha; Mimoza Kusari – Lila; Arbër Rexhaj; Shpejtim Bulliqi; Arbëresha Kryeziu – Hyseni; Labinotë Demi-Murtezi; Mimoza Shala; Salih Zyba; Dimal Basha; Hajrullah Çeku; Sylejman Rrahmani; Drita Millaku; Fatmir Kollqaku-Mullhaxha; Xhelal Sveçla; Hekuran Murati; Fitore Pacolli./ Bota Sot



4 Comments

  1. E pashë këtë lajm po me këtë titull në disa media shqiptare. Më tërhoqi vëmendjen shprehja “të besuarit e Albin Kurtit”.
    Pra ndër shqiptarët është fiksuar ideja se është kryetari i partisë ai që duhet patjetër të zgjedhë. emrat e kandidatëve për deputetë si “më të besuarit” prej tij e jo elektorati nga poshtë.
    Këto zgjedhje u quajtën si një ndryshim i madh në proçesin zgjedhor të shqiptarëve.
    Por nëse është edhe Albini ai që vendos se kush duhet të jetë deputet, atëhere çfarrisie solli ai në këto zgjedhje apo në politikën shqiptare ?

  2. Kosova voton me lista te hapura, pra nuk ka rendesi renditja ne liste , behet deputet ai qe merr me shume vota ne zonen e tij, keshtu qe nuk jane te besuarit por ata qe kane fituar ne zonat perkatese. Urime Kosove

    1. Nuk është problemi vetëm tek listat e hapura.
      Problemi është që nga përzgjedhja e bazës, elektoratit të një partie e kandidatëve më të mirë që mandej kryesia e partisë duhet ti nominojë në lista

      1. Cia fut kot o I paemer. Edhe ne zgjedhejt e kaluara Isa Mustafa e listoi Vjosa Osmanin si e 67 ne liste (pra nder te fundit),sepse e kishte kundershtare brenda partise, por Elektorati e voti dhe Vjosa doli personi me i votuar ne Kosove,pas alb init kuptohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *