• |
ide | kryesore

Rreperja thumbon publikisht Loredanën

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, reperja Loredana Zefi konfirmoi zyrtarisht ndarjen e shumëpërfolur nga partneri i saj, Mozzik.

Në një status të gjatë në Instagram, ajo pranoi se i kishte dhënë fund me Mozzik, ndaj tashmë i duhej të punonte fort pasi ishte një nënë beqare.

Për më tepër, Loredana tregoi se do ta realizonte e vetme turin e vitit 2020, i cili ishte parashikuar të bëhej së bashku me partnerin, Mozzik.

Kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar për Loredanën, të cilën pas skandalit me çiftin zviceran dhe ndarjen nga Mozzik, nuk e kanë lënë rehat as “konkurrentet” në rep.

Reperja Gjira Kajtazi e ka thumbuar publikisht Loredanën në InstaStory.

Ajo ka publikuar një video të sajën, krahas së cilës shkruan:

“Loredana me fal por sa i përket reperëve, është veç njëra”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Gjira thumbon reperet shqiptare, duke i treguar gjithmonë vajzave se ajo është e para që ka bërë rep në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *