• |
ide | kryesore

Shqipëria, shpresat tek Merkel për hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Gjermania do të bëjë edhe lëvizjen e fundit për të bindur Francën skeptike për t’i dhënë një përgjigje pozitive Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave.

Një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të unionit në Luksemburg, kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë drejtë Francës për t’u takuar me Presidentin francez Emanuel Macron.

Merkel, e shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të saj do të takohen me Macron në qytetin e Toluzit për koordinimin franko-gjerman për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare. Pjesë e diskutimeve mes dy liderve më të fuqishëm të Europës do të jetë dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bundestagu gjerman i ka thënë po Shqipërisë por duke i bashkangjitur edhe 9 kushte të cilat duhet të plotësohen para se vendi ynë të jetë pjesë e BE.

Ndërsa Franca, bashkë me Holandën dhe Danimarkën nuk janë të bindura nga vendi ynë dhe për këtë pritet që në mbledhjen e liderve të Bashkimit Evropina që do të zhvillohet në Bruksel me 17-18 Tetor, Macron mund të jetë pegesë për integrimin e Shqipërisë.

Pas këtij takimi pritet të mësohet nësë Kancelarja gjermane do të arrijë t’i ndryshojë qëndrimin Frances, pasi pas dështimit të kandidates së Francës për Komisionin e BE-së Emanuel Makron ka paraljamëruar residenten e ardhshme të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen për krizë politike.



2 Comments

  1. po do pranoj dhe Makroni , ko hedh vickla. Nona Merkel e ka vendos ate pune . Do ta bindi , me icik zorr por do ta bindi. Ne fund do ti beje nje oferte qe nuk mund te refuzohet.

  2. Merkel vazelina. Avash avash kalojne vitet deri sa u jep te drejte rilinadsbe te na etiketojns nadje. Ne vend qe te na puthi kembet e te na njoh te drejtat, kjo shkon e ben si be gjermanine lindore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *