• |
ide | kryesore

Barcelona kundër Gjykatës supreme: “Burgu nuk është zgjidhja”. Piqué: “Krenar për klubin tim”

Sport



Në twitter u bë menjëherë virale: hashtag #Rakitic. Kroati me valixhet në dorë kokëulur e me celular në dorë. Nuk bëhet fjale për asnjë dëmtim, mesfushori kroat është detyruar të kthehet në këmbë nga aeroporti i Barcelonës për shkak të protestave. Fluturime të anulluara, rrugë të bllokuara, kaos, më shumë se 5000 persona në protestë me flamuj katalanas. Të gjithë në El Pratt, pasi Gjykata supreme spanjolle ka dënuar 12 liderët e pavarësisë katalanase me dënime që shkojnë nga 9 në 13 vjet. Në fushë ka zbritur edhe Barcelona, duke marrë një pozicion të fortë. Përmes një komunikate zyrtare, blaugrana janë rreshtuar kundër vendimit të gjykatave.

“Barcelona, si njësi referuese e Katalonjës e sipas rrugëtimit të saj historik për të mbrojtur lirinë e shprehjes, deklaron se paraburgimi nuk ka ndihmuar për të zgjidhur konfliktin në asnjë mënyrë, sepse burgu nuk është zgjidhja. Ajo e konfliktit që Katalonja po përjeton, duhet të adresohet përmes dialogut politik, kështu që tani, më shumë se kurrë, Klubi u kërkon të gjithë liderëve politikë të zhvillojnë një proces dialogu dhe negociatash për të zgjidhur këtë konflikt, i cili duhet të lejojë edhe lirimin e liderëve civilë dhe politikanë të dënuar. FC Barcelona shpreh gjithashtu mbështetjen e saj të plotë dhe solidaritetin për familjet e atyre që u privuan nga liria “.

Futbollistët katalanas të Barcelonës kanë mbështetur komunikatën. Piqué u shpreh “krenar” për klubin e tij, Sergi Roberto ka ofruar “gjithë mbështetjen e tij për cështjen katalanase”. I njëjti diskutim për Xavi, ish-kapitenin e Barcellona e tani trajner i Al-Sadd, që ka komentuar në Instagram: “Turp!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *