• |
ide | kryesore

Negociatat/ Përfundon takimi i ministrave të Jashtëm të BE, s’ka vendim për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pa asnjë vendim takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe për Maqedoninë së Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Alexander Schallenberg, ministri i Jashtëm austriak, i cili ka pohuar për televizionin “A2” se  çështja e negociatave të dy vendeve kandiadate nga Ballkani Perëndimor, “do të diskutohet në mbledhjen e krerëve të shteteve në Bruksel dhe më pas në Këshill”.

Ndërkohë, në një pronocim të mëhershëm, ministri për Çështjet Europiane të Italisë, Vincenzo Amendola, konfirmoi se shtetet anëtare të Unionit kanë qendrime të ndryshme për mundësinë e mëvetësimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, për të marrë një vendim bazuar në ecurinë e secilës veçan. “Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë.”- është shprehur Amendola.

Propozimi për veçimin e dy vendeve u prezantuar ditën e sotme nga presidenca finlandeze e BE-së, teksa na ndajnë vetëm 72 orë nga verdikti i Këshillit Evropian. Në këtë mënyrë, presidencës finlandeze do t’i duhet që së shpejti të dalë me një draft të ri, që do të lejojë që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv të martën, ndërkohë Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të nisin bisedimet.

Sakaq, pala franceze ka njoftuar se nuk do të japë pëlqimin e saj as për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Shkupin zyrtar. Ndërsa, ka pasur vende që kanë tërhequr vërejtjen se avancimi i procesit të zgjerimit të BE-së është i nevojshëm pasi lidhet me stabilitetin politik dhe zhvillimin e demokracisë në rajon. “BE-ja ka përgjegjësi për paqe, stabilitet, pajtim dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor dhe kjo do të thotë se duhet të mbajmë premtimet tona”, ka thënë ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke shtuar se sikurse u pa nga vendimi i Bundestagut, pritet marrja e një vendimi për nisjen e bisedimeve me të dyja vendet kandidate.

Në një tjetër linjë është shprehur ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, i cili ka përforcuar se qendrimin refuzues i Holandës bazohet në vlerësimin se Shkupi dhe Tirana zyrtare ende nuk kanë përmbushur kushtet, që t’u jepet data për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. “Kur është në pyetje Maqedonia e Veriut, ne konsiderojmë se duhet të plotësohet edhe një kusht, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike. Kur të përmbushet ky kusht, mund të nisin bisedimet për çështjen e anëtarësimit (në BE). Kurse sa i përket Shqipërisë, mendojmë se ende duhet të punojnë dhe nuk janë gati për nisjen e bisedimeve”, ka thënë Blok.

Në koherëncë me Holandën qendron edhe Danimarka, që po i japin në njëfarë mënyre Francës një argument më tepër për vendosjen e një metodologjie të re në procesin e zgjerimit, duke e bërë atë më të ngadaltë.Kjo do të thotë se kur të mbyllen kapitujt e caktuar negociatorë, ato mund të hapen nëse shteti kandidat nuk vazhdon progresin. ©Lapsi.al

 



4 Comments

  1. edhe shqiptaret do ta bejne me referendum si anglezet,ju nuk jeni ato qe zgjillni probleme jeni ato qe jeni burim problem e tregoj e kaluara tashmja ,dhe sipas piketave tuaja ka vazhdimsin e ardhmja,sepse ju nuk keni parime vlera te drejta Brenda jush ,se po te kishit do kishit ndryshuar me politika ligje veprime,ndaj nesh do kishit vene ne vend te drejtat qe na keni grabitur me coptimin etnik ,vetem kaq na mungon dhe mjaftonse nuk kemi nevoj perju mbasi pasurit kombetare jan mjeti garantues I nevojave dhe zgjilljeve

  2. por tashme ne as nuk mund te behemi kurbani interesave dhe nevojave tuaja as skllevrit dhe as pengu juaj ,ket veprim e shoh si nje lehtesim shqiptare nga kthetrat 1shekullore, te padrejtesive ndaj nesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *