• |
ide | kryesore

Negociatat/ Ringjallet sërish versioni i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia

-Instant

Obsioni i ndarjes së Maqedonisë nga Shqipëria. dhe lënia jonë sërish mbrapa fqinjëve tanë lindorë është kthyer sërish në tryezën e BE. Pra skenari më i keq i mundshëm për ne është do ti serviret samitit të shefave të shtete që do të mbahet këtë fundjavë. Sipas këtij drafti, të përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE një ditë më parë, negocitatat për Shqipërinë shtyhen në gjysmën e parë të vitit 2020. Ndryshe nga Shqipërisë, dokumenti final kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Por e keqja nuk përfundon këtu. Në dokumentin e përgatitur nën kryesimin e presidencës finlandeze të BE, kërkohet që ato që janë quajtur si arritje të vendit tonë të skanohen sërish. Në draft kanë zënë vend edhe kushtet e qarta të vendosura nga Bundestagu Gjerman: “Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.” thuhet në dokumentin final të ministrave të BE-së.

Ende nuk dihet nëse ky do të jetë edhe vendimi final pasi në mbledhjen e krerëve të shtetit mund të ketë edhe surpriza. Versioni i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia, që do të hidhte poshtë retorikën e kryeministrit Rama, kundërshtohet fort nga Franca e cila nuk do hapjen e negociatave për asnjë nga vendet.

Deri më tani brenda 28 janë shfaqur katër rryma të ndryshme. E para për hapjen e negociatave me të dyja vendet. E dyta për hapjen e negociatave pa kushte për Maqedoninë dhe me kushte për Shqipërinë. E treta për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria që do të jetë me sa duket edhe mbi tryezën e liderëve të europës dhe e katërta mor mos hapjen e asnjërit prej dy vendeve.

©Lapsi.al 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu