Pas vendimit të Këshillit Evropian për moshapjen e negociatave të an♪7tarësimit, Athina zyrtare po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo çështje shkon tashmë për vitin 2020. Nuk u bë e mundur që të kishim një vendim unanim për dy fqinjët tanë veriore. Por dua të theksoj dhe këtë e kam thënë shpesh herë, Greqia gjithnjë mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme theksohet se ndonëse Greqia nuk ndërhyn asnjëherë në çështjet e brendshme të vendeve të treta, do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet përkatëse të vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara.
Sipas analistëve, problematika më e madhe e Athinës qëndron padyshim tek zhvillimet politike në Shkup, pas vendimit për zgjedhje të parakohshme të qeverisë së Zoran Zaev, pasi ndryshimi i skenës politike amund të sjellë pasoja për Marrëveshjen e Prespës, një arritje diplomatike mes dy vendeve. Rikonfigurimi i politikës drejtuese në Greqi, mund të ndikojë edhe në balancat politike të fuqive të mëdha të interesuara për rajonin e Ballkanit.
“Është për të ardhur keq që BE nuk mundi të çojë mesazhin e duhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”- ka deklaruar ish-kryeministri Jorgos Papandreu.
Po Mitsotakis ka qene kunder marreveshjes se Prespes
Vini re fqinjet e kote, Italia e Greqia!. Nderkohe qe Franca Gjermania Holanda etj diskutojne thelbin, pra deshtimin e reformave dhe zgjerimin e BE, keta tanet ngjitur na marrin me te mira duke thene se ‘heres tjeter ta blen babi…. mos ki merak”@
Greke mashtrusa. Ia futen shqipetarve me ndryshimin e emrit te maqedonise!
HIPOKRITER
RRACE GABELI
Nuk shqetesohem shume per gjoja shqetesimin e Greqise. Ka ardhur koha qe me greket duhet folur vençe. Se si shume ja kemi hapur deren ketyre fqinjeve tane Jugor!!!