• |
ide | kryesore

Uefa vendos, në short Rusia e Kosova të ndara: përplasjet direkte në fushë neutrale

Sport



Skuadrat që vijnë nga Kosova e Rusia do të qendrojnë të ndara në kompeticionet e Uefa-s. Është vetë organizmi drejtues i futbollit europian që e ka bërë të ditur, pas mbledhjes së Panelit të Emergjencave për të diskutuar situatën përsa i përket skuadrave të dy vendeve. “Duke patur parasysh rreziqet për sigurinë për sa i përket ndeshjeve të skuadrave të Rusisë e Kosovës, Paneli vendosi që skuadrat e dy shteteve të mos përplasen në kompeticionet Uefa deri në një njoftim të dytë” shkruhet në komunikatë.

Për sa i përket kualifikueseve për Europianin e femrave 2021, shortuar për Grupin A, Paneli i Emergjencave Uefa ka vendosur që të dyja ndeshjet (Kosovë-Rusi, e programuar fillimisht për tu luajtur në 4 tetor 2019 e pastaj shtyrë për të një datë ende të pacaktuar; e Rusi-Kosovë, në 9 qershor 2020) do të organizohen nga dy federatat në fushë neutrale. Një vendim i tillë ishte marrë edhe për ndeshjet mes skuadrave ruse e ukrainase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *