• |
ide | kryesore

Denoncimi i PD: Rilicensohet kompania e Landfillit të Sharrës ku u vra Ardit Gjoklaj

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka akuzuar përmes zëdhënëses për shtyp, Ina Zhupa, ministrin e Mjedisit, Blendi Klosin, si edhe bashkinë e Tiranës për riliçensimin e kompanisë që operonte në Landfillin e Sharrës, ku  u vra i mituri Ardit Gjoklaj.

Në një postim në llogarinë e saj në “Facebook”, Zhupa, denoncon përmes dokumentacionit përkatës se kompania në fjalë, “Alb Tech Plast”  është riliçensuar sërish, këtë herë për të ushtruar aktivitet në qytetin e Elbasanit. Kjo kompani, e drejtuar nga Edurim Teqja, sipas dokumentit bashkëngjitur më poshtë, ka ndryshuar emrin nga “3R”, në “Alb Tech Plast”.

“Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.“- shkruan ndër të tjera Zhupa.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë cdo kushti dhe parametri teknik .

Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytezoheshin shumë persona, burra , gra dhe femijë jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e Landfillit nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k .

Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.

Në gusht të vitit 2016 në Landfillin e Sharrës u vra i mituri Ardit Gjoklaj.  Nën akuzë u vunë punonjësit e kompanisë “3R, shoferi i fadromës, Edmond Kallari dhe përgjegjësi i turnit, Dëfrim Hakrama.

Në muajin maj të vitit 2018, Gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm duke i liruar nga akuzat, me arsyetimin se nuk kishte prova për vrasjen e 16-vjeçarit. Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *