• |
ide | kryesore

Gati ndryshimet ligjore/ Kush përdor qese plastike, gjobë nga 30 në 100 mijë lekë

Lajme, Të fundit



Qeveria synon që të vendosë nën kontroll përdorimin qeseve plastike duke aplikuar tashmë masa edhe për përdoruesit e tyre. Një draft ligj i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e shton listën e masave administrative edhe me një pikë që lidhet direkt me ata që i përdorin këto qese që janë në kundërshtim me kërkesat që cakton ligji. Konkretisht në draft në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika.

“Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë” thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Draft ligji që është nxjerrë për konsultim parashikon që masat të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm dhe të shoqërohen edhe me aktet e tjera nënligjorë.

Kështu dispozitat kalimtare sanksionojnë që subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Shkurt 2020.

“Subjektet të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Qershor 2020. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerr aktin nënligjor në zbatim të pikës 3, të nenit 29 të këtij Ligji” thuhet në draft./ Monitor



5 Comments

  1. Si puna e makinave, nafta vari karin e shesin njerezit me pushtet, kolaudimi te ngel se ka makina gazrat jo mire!! Qeset nuk i prodhon populli tek shtepia! Po keshtu eshte kur ka ne administrate bythlepiresa dhe kucka nate, bej lloj lloj ligjesh vrk

  2. Ikni more robqira. Jo cdo person o shkerdhata. Cdo subjekt se ata i leshojne. Shtet hajdut. Se spo e rrun njeri per klimen po per te kanalizuar te oligarket e mbetjeve te.riciklueshme dhe kjo.ne menyre te detyrueshme. Hajduta

  3. ÇA THONI O JU QIFSHA ROPT ? GJOBISNI ATA QE I FUSIN O SHTET KURV .
    BOLL E GJOBITET KETE POPULL FUKARA .BLLOKOJE PLASTIKEN TOTALISHT DHE MBYLLET KY MUHABET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *