• |
ide | kryesore

Kushner kontakton me Alabbar/ Ç’pritet nga dyshja për investimin në Sazan

Arkiva, Kryesore, Lajme



Investimi amerikan i Jared Kushner në Ballkan po vjen me paketim arab dhe në Shqipëri ne e kemi një model të tillë të të bërit biznes; Durrës Marina.

Agjensia e lajmeve Reuters zbuloi se dhëndri i Trump, ka vendosur kontakte me investitorin Muhamet Alabar për projektin që ai synon të realizojë në Beograd, ku do të shndërrojë një ndërtesë të bombarduar të ushtrisë serbe në një kompleks rezidencial të luksit. Alabar tashmë është i njohur në Ballkan, për investimin që ka në Beograd dhe atë në Durrës, ku në të dy projektet ka përfituar privilegje nga pushteti, duke shkaktuar pakënaqësi në opinionin publik.

I kontaktuar nga Reuters, Muhamet Alabar ka konfirmuar kontaktet me dhëndrin e Trump duke thënë se “i shikonte bashkëpunimet me Kushnerin pozitivisht” dhe ishte “shumë i emocionuar për më shumë zhvillime të nivelit të lartë në treg”. Alabar nuk dha detaje se çfarë do të përfshinte partneriteti me kompaninë e amerikanëve.

Një person i njohur me planet e Kushnerit në Serbi tha për Reuters se Alabbar ishte i përfshirë si këshilltar dhe ishte shumë herët për të thënë nëse Emiratet do të investonin gjithashtu në të njëjtin projekt.

Shkrimi i Reuters ka në fokus figurën kontroverse të Muhamet Alabar dhe në veçanti investimet e tij në Bjellorusi, një vend i shënjestruar nga sanksionet perëndimore.

Por për shqiptarët, përfshirja e biznesmenit arab të pasurive të patundshme në projektet e dhëndrit të Trump, duhet parë si një paralajmërim për modelin e të bërit biznes, që do të aplikohet për Sazanin dhe Zvërnecin.

Dhe për ta ilustruar shërben shembulli i Durrës Marina.

Imponimi i projektit pa garë dhe pa konsultim publik në Durrës

Publiku u njoh me investimin e Muhamet Alabar në zonën e portit të vjetër të Durrësit, pasi qeveria kishte rënë dakort me biznesmenin nëpërmjet negociatave të fshehta. Kompania e Alabar u përzgjodh pa garë.

Për t’i shplarë trurin shqiptarëve u organizua një fushate intensive mediatike, e cila e prezantoi si “Durrës Marina” si një projekt për të cilin shqiptarët duhet të ndiheshin me fat. Në fakt, qëllimi real i propagandës mediatike ishte të fshihte lehtësirat dhe privilegjet që iu krijuan investitorit arab nga qeveria e Ramës.

Lexo edhe: Rama: Si mund të akuzoni Alabarin, këtë personalitet global

Kur opozita kërkoi transaparencë, mori si përgjigje një lumë sharjesh dhe ofendimesh në parlament.

Ndërsa disa javë më parë, nga xhepat e shqiptarëve, qeveria Rama nxorri 390 milion euro për ndërtimin e portit të ri në Durrës, një fakt për të cilin kishte gënjyer kur prezantoi kontratën.

Falja e truallit dhe e taksave për investitorin

Është i konfirmuar fakti se kompania private që do të investojë në Durrës, “Eagle Hills” në pronësi të Muhamet Alabar nuk do të paguajë taksë infrastrukture dhe as nuk do të bëjë pagesën për fondin e strehimit social, siç parashikon ligji. Me këtë “bujari” qeveria llogaritet se i dhuron kompanisë 150 milionë euro (7% e shumës së parashikuar që do të arkëtohet vetëm nga shitja e apartamenteve).

Përveç kësaj, pasi i fal një sipërfaqe rreth 1 milion metër katrorë në Durrës, fitimet e shtetit shqiptar llogariten të jenë rreth 280 milion euro, ndërkohë që projekti do të gjenerojë një shumë gati 10 herë më të madhe, që është mbi 3 miliard euro.

Lexo edhe: Sazani & Zvërneci/ Grenell, miku i Serbisë, investitor në Shqipëri

Ky është modeli i biznesit që Rama ka zgjedhur të aplikojë me Muhamet Alabar në vija të përgjithshme. Kur është pyetur nëse do të bëjë të njëjtën gjë edhe për investimet në Sazan dhe në Zvërnec, Rama nuk e ka mohuar.

Bashkëpunimi për të cilin shkruan Reuters, mes Kushner dhe Alabar e përforcon akoma më tej pandehmën se oferta e qeverisë shqiptare për Sazanin dhe Zvërnecin, njësoj si në Durrës, do të jetë bujare, duke sakrifikuar interesi publik dhe ku prioritet do të jetë investitori privat./Lapsi.al



17 Comments

    1. PERQENDRIMI VEMENDJES PER ZHVILLIM MENDIMI ,ME ZOTIN PERPARA, ARRIN TEK ZGJILLJA ,UN NUK I LUTEM ASKUJT ,PER SHPETIMIN LUMTURIN ZGJILLJET, ,POR NJE GJE ESHTE E SIGURT SE ASGJE NUK ESHTE E LEHT POR ASGJE E PAMUNDER DHE PER KET JAM I QART thotë:

      SOT PIRATERIJA NE CDO KUPTIM KA ARRITUR KULMIN ,KA ANET E MIRA DHE TE KEQIJA POR SHIHEN KENDVESHTRIMET KUR DOBIN KA ME TE MADHE SE DEMIN MUND TE PRANOHEN ,PER RASTIN CDO SHTET ESHTE I INTERESUAR ,TE KET INVESTITOR STRATEGJIK, SEPSE FUQIJA INVESTUESE I SHERBEN FUQIS ZHVILLIMIT PERPARIMIT TE NJE VENDI, QE FATI QE SHQIPTARET I ARRITEN DY INVESTITOR POR FATKEQESISHT ,POLITIKAT E FRENIMIT TE FUQIZIMIT SHQIPTAR TE GRUPEVE TE INTERESIT TE STRATEGJIVE GLOBALE, BEN ,EFEKTIN FRENUES NGA CDO KUPTIM QE SHQIPTARET TE MOS KEN MUNDESI INVESTIMI POR TE SHPOPULLOHEN DHE ZHDUKEN KY ESHTE FAKTI, POR KJO PIRATERI STRATEGJI ,PORBALL NJE KOMBI SHUM INTELIGJENT PROVOJ SE KA DESHTUAR ,SHQIPTARET PO PERPAROJN ME SHPEJTESI PERMES SHUM SFIDAVE NE MENYRE TE MERITUAR, INVESTIMI TYRE ,NE SHQIPERI DE FAKTO VECSE JUA RRIT VLEREN KOMBIT SHQIPTARE, DO NDJEHESHA KRENAR SIKUR TE KISHA MUNDESIN QE ME KETO ,DY INVESTITOR TE ZHVILLOJA MENDIMIN TIM STRATEGJIK TE DOMOSDOSHEM PER PER KOHEN NE FUSHEN E ENERGJIS PA SHPENZIM I CILI ARRIHET NGA NJE AGREGAT SUPER VIJUES, ME BAZ TRANSFERIM FORCE NGA NJE PIK NE NJE TJETER ,NGA DOMOSDOSHMERI ,RROTULLIMI ,ME SHPENZIM DHE HUMBJE ENERGJIJE ,NE MUNDESI PERFITIMI PA HUMBJE DUKE E BERE ATE ENERGJI POTENCIALE ME FUQI VETLEVIZESE KY ESHTE PERKUFIZIMI KUFIZUES I STUDIMIT TIM ME MUNDESI TEKNOLOGJIKE QE I PERGJIGJEN MENDIMIT ,I PERDORSHEM PER ENERGJI NGROHJE TRANSPORT, DUKE I DHEN GJITHASHTU GJINIS NJERZORE LEHTESIM NE CDO KUPTIM ,RENDIMENT ,TE PRANUESHEM CILESOR NE GJITHA KUPTIMET KOMBIT TIM ,PERPARIM BASHKIM KOMBETAR MIRQENJE ZGJILLJE

  1. E c’te keqe ka nese Rama i fal Kushner apo Alabarit ca mijra metro katrore? Ne kemi 28000 km katror,nuk eshte as 0.001% e teritorit. Fundja Ai eshte i zoti i truallit. A e mbani mend fushaten e fundit zgjedhore? Dua i vetem tepsine – u kerkoi shqipetarevet. Dhe ata i a dhane

  2. artikull per injorante, ne asnje rast nuk flitet per kthimin e investimit dhe perfitimet qe do kete Duuresi dhe qytetaret pas perfundimit te projektit. Mjafton fakti qe u hoq nje zone qe ishte kthyer ne hale e qe do kthehet ne nje zone per te pas qef me shetit e nuk eshte pak. Flisni qe shteti i fal taksa nderkohe sppermendni qe vetem xhiro vjetore mes hoteleve, bareve & restoranteve, dyqaneve e plot bizneseve te tjera do jete miliarda euro ne vit e qe ato 100-200 milione dollare qe shteti i falka do kthehen ne shumefish me teper ne taksa. Po juve iu ka verburar Rama e nuk shifni gje tjeter e jeni vetem siperfaqesor. Per Sazanin akoma me mire, se asnjehere ska pasur perfitimim ekonomik e ka qene gjithmone nje pjese territori totalisht e pashfrytezuar nderkohe qe do kthehet ne atraksion turistik e do gjeneroje miliona dollare te ardhura ne vit qe do hidhen po ne ekonomine Shqiptaret. Per keto injorant qe do komentoje poshte me jo rama e jo ster Rama, jo vodhi e jo shiti mjafton te kerkoje ne google ca jan perfitimet direkte dhe indirekte nga investime te tilla. Sipas shume analisteve te wall street kthimi i nje investimi te tille eshte ne raportin 1 me 10 mes perfitimeve direkte e indirekte.

  3. Edi Paloka kundër Berishës dhe mediave të tij: Mos fantazoni kot konflikte mes Ramës dhe Veliajt,me ne fund paloka e kuptoj,pese muaj larg salihut beri qe paloka te kthet te arsyeja,salihu ne ballkon pret ngordhjen si nje Qen serb.

  4. Qëllimi ishte së pari që Berisha të shkonte në zyrat e Kuvendit, dhe të konsiderohej që kishte marrë pjesë në punimet e Kuvendit duke thyer mungesën gjashtë mujore që mund t’i rrezikojë mandatin dhe së dyti t’i jepej mesazh Gjykatës së Apelit që do merrte sot vendimin për masën e sigurisë së Berishës.

    1. Une se du ate enver hoxhën e kam mallku çdo dite te jetes time
      Por ai kishte nje shprehje
      Shqipëria nuk eshte han me dy porta te hyje derri e dosa me brekë e pa brekë.
      Tani keta po vine tju çveshin shqiptareve brekët kryesisht burrave se po vjen 17 maji.
      Përderisa ky popull nuk reagon ne te semes te shkoje ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *