• |
ide | kryesore

Mposhti kancerin dhe luan për Manchester United: Max Taylor kthehet në fushë pas tetë muajsh

Sport



Max Taylor është kthyer të luajë në fushë, duke u aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes për Under 23 të Manchester United, tetë muaj pasi u diagnostikua me kancer. Në këto muaj, djaloshi i është përgjigjur mirë kurave të kemioterapisë, në shtator ka patur mundësinë ti rikthehet stërvitjeve e mbrëmjen e djeshme, e hënë 21 tetor, ka zbritur në fushë në fitoren 4-1 ndaj Swansea. Nga 2014 në moshat e United, Taylor ka zëvendësuar të dëmtuarin Mengi në minutën e 37.

Një muaj më parë, në faqen zyrtare të United, Taylor ishte shprehur kështu për rikthimin e tij në stërvitje: “Jam krenar e shumë i lumtur që u ktheva në fushë me miqtë e mi e shokët e skuadrës. Pa mbështetjen e familjes e natyrisht të mjekëve e infermierëve kjo nuk do të kishte ndodhur. Dua absolutisht të falenderoj personelin mjekësor e rehabilitues të klubit, që më kanë ndihmuar në këto muaj të vështirë, mezi pres të kthehem në ndeshje zyrtare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *