• |
ide | kryesore

Drama e Vervoort: kampionia paralimpike zgjodhi eutanazinë në moshën 40 vjeçare

Sport



Marieke Vervoort i ka dhënë fund jetës me eutanazi në moshën 40 vjecare. Kampionia paralimpike që ka fituar një medalje të artë, dy argjenti e një bronxi olimpike i ak dhënë fund vuajtjeve të saj: nga mosha 14 vjecare ajo vuante nga një sëmundje degjenerative muskulare që i shkaktonte dhimbje konstante e paralizë në këmbë. Qëllimet e saj ishin të qarta që pas Lojërave të Rio 2016: atletja kishte lajmëruar vendimin për tiu nënshtruar praktikës, që në Belgjikë është e ligjshme, nëse gjendja e saj do ti përkeqësonte dhimbjet. “Po gëzoj ende cdo moment të vogël. Kur të vijë momenti kur ditët e këqija të kalojnë të bukurat, kam gati dokumentet për eutanazinë”.

Sëmundja iu diagnostikua në moshën 14 vjecare, por nuk e ka penguar të bëjë një jetë sportive me pasion, fillimisht duke luajtur basketboll në karrocë për persona me aftësi të kufizuar, pastaj iu dedikua triathlon. Belgia kishte fituar të artën në 100m e argjendtën në 200m në Lojërat Paralimpike të Londër 2012, përvec argjentit në 400 e bronxit në 100 metra në Brazil katër vjet më pas.

Vervoort i kishte firmosur dokumentet për të kryer eutanazinë në 2008, duke u shprehur se pranimi i vdekjes së asistuar ligjore i dha kurajën të jetonte për gjithë kohën që pati, e kishte insistuar se kjo procedurë nuk duhej përcaktuar si “vrasje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *