• |
ide | kryesore

Chiellini ngre në piedestal Dybala dhe prenoton rolin si drejtues: “Luaj edhe dy vjet e pastaj, pas një tavoline”

Sport



Giorgio Chiellini duhet ta vëzhgëojë Juventus si spektator edhe për pak kohë, por i ka idetë e qarta për të ardhmen: “Do të luaj edhe për dy vjet, jo më shumë. Pastaj do të më pëlqente një karrierë si drejtues, por nuk e kam me nxitim: futbollistët nuk duhet të mendojnë se janë gati për një rol tjetër, ditën pas tërheqjes. Shkallët duhen ngjitur një nga një, si rehabilitimi (në shtator u operua në gjurin e djathtë).

Kapiteni bardhezi shpjegon përse nuk është i joshur nga një karrierë në pankinë: “Jeta e trajnerit është e lodhshme, je si një administrator i një kompanie me 50-60 persona – ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport -. Nuk mjafton një skemë taktike, duhet të jesh lider e psikolog. Në këtë moment është një përgjegjësi që nuk e ndjej përbrenda”. Edhe sepse Chiellini e ka mendjen vetëm tek rikthimi në fushë, përfshirë atë me Kombëtaren: “Mancini i kam thënë që do shkoj i freskët për ‘Europianin, më pëlqen ta shijoj këtë aventurë, sepse e di që do të jetë e fundit me Kombëtaren”.

Me Juventus objektivi mbetet, përvec kampionatit, Champions League: “Në këto vite na ka munguar kapaciteti për të administruar finalet që kemi arritur e pastaj kemi humbur disa ndeshje në mënyrë të cuditshme. Në vecanti atë me Ajax sezonin e kaluar: jam i bindur që nëse do të kalonim, do të kishim bërë rrugën deri në finale. Por nuk ka mbaruar ende…”.

E për Champions, Dybala ka vendosur firmën e tij kundër Lokomotiv Moskë: “Nuk do të habitesha nëse Paulo do të bënte këtu atë që kanë bërë Trezeguet, Camoranesi e Nedved pra një rrugëtim të rëndësishëm me Juventus”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *