• |
ide | kryesore

“Për çdo informacion, më telefononi”: Piqué publikon numrin në rrjet… ai që e merr është një tifoz i Real!

Sport, Video



Një bisedë telefonike e, nga ana tjetër e receptorit, është pikërisht Gerard Piqué. Kjo është ajo që i ndodhi tifozëve të panumërt të futbollistit, pasi katalanasi ka publikuar në rrjetet sociale imazhin e grupit të punës për versionin e ri të Kupës Davis, në të cilin kishte shtuar një numër telefoni me dedikimin: “Për çdo informacion, më telefononi”.

E kështu kanë bërë. Më shumë se 8000 thirrje që futbollisti blaugrana ka marrë. Në Tëitter Piqué ka publikuar telefonatën e parë, atë të një tifozi me emrin Josè, që dyshonte se ai që i ishte përgjigjur ishte pikërisht mbrojtësi i Barcellona. Pique iu desh ca kohë ta bindte bashkëbiseduesin se ishte pikërisht ai, por video u bë menjëherë virale.

“Jam nga Madrid e tifoz i Real Madrid, por të vlerësoj shumë” ka thënë Josè. Një kompliment që i ka bërë shumë qejfin Piqué, që i është përgjigjur: “Faleminderit shumë, është bukur të dëgjoj se edhe pse je tifoz i Real më respekton, e kuptoj që është shumë e vështirë”. Mbetet për tu parë tani nëse Josè do të vazhdojë ta admirojë Piqué edhe gjatë El Classico të ardhshëm.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *