• |
ide | kryesore

Qiratë/ Në Tiranë shtëpitë gjithnjë e më të shtrenjta, çdo vit 50 euro rritje

Lajme, Të fundit



Një apartament me qira në Tiranë kushton shumë.

“Unë jam Nikola, 23 vjece kam tre vite që jetoj në Tiranë.”

-Për herë të parë në cilën zonë të Tiranës ke jetuar dhe sa ka qenë qiraja?

Kam jetuar në “ Don Bosko” qiraja e parë ka qenë 250 euro për një apartament 1+1.

-Në këto tre vite sa shtëpi ke ndërruar?

“Kam ndërruar gjithësej 10 shtëpi dhe cmimet startonin nga 250 euro, deri vjet ti mund të gjeje apartamente të tilla, ndërsa tani startojnë me 300 euro mund të themi për një mobilim komod.”

Nikola thotë se në Europë apartamentet me qira janë shumë herë më pak. “Kam jetuar dhe një vit në Spanjë dhe shtëpia që kisha atje ishte ngjitur me katedralen në qendër, cmimi i qirasë ishte 340 euro në muaj. Sa është paga mesatare atje? Minimumi 700 euro”, shton Andoni.

Sipas agjentes imobiliara Orgerta Bala në Tiranë cmimet e qirasë në vit rriten me 50 Euro. “Para tre vitesh sa ke qënë apartamenti më i liri që ke dhënë me qira? Ka qenë 150 euro.”

-Po tani?

Është një apartament në Rr.Kavajës 300 euro bosh. Në Tiranë ka shumë apartamente por nuk janë më cmime reale janë më 500-700 Euro apartamente 2+1 që një familje shqiptare nuk mund ta përballoj.

Apartamenti 54 metra katrorë që mori Nikola ndodhet në zonës e Myslym Shyrit, dhe do ta paguaj atë 350 euro në muaj. Po hyrja në këtë shtëpi do t’i rëndojë shumë 23-vjecares, në bazë të kontratës që ajo ka nënshkruar duhet të japë 1.175 euro.

“Aktualisht kemi një kontrate dy vjecare dhe qiradhënësi ka kërkuar garanci dy muaj dhe një muaj qira. Në këtë rast agjensia nga qiradhënësi mer një muaj qira ndërsa nga qiramarrësi gjysmë muaji”, shton Balla.

Paga mesatare në vendin tonë është 52.000 mijë lek të reja, me këto të ardhura mund të pagush vetëm faturën e qirasë dhe atë të uji./ TCH



7 Comments

  1. Ne cilin vend té Spanjes la jetuar kjo vajze se me 340 euro ne Spanje gjen shtepi me ndonje fshat dhe jo ne qytet. Une kam nje shtepi tek Myslym shyri 55 m katror dhe e kam leshuar me 200 euro bosh dhe té reformuar.

  2. Ne cilin vend té Spanjes jetonte kjo vajze qe paska paguar 340 euro?? Besoj se ne ndonje fshat se ne qytet jo ? Ne Barcelone e Madrit as qe behet fjale.

  3. kjo eshte propaganda e TopChanel e porositur nga bashkia qe po spo le copez hapesire publike, ku ske me te le lesh as karroce femijesh e jo me nje stol a nje lulishte ku te rrije i madhi a te vrapoje femija. Duan te bejne pallate, beton beton e beton – mos bini dhe ju te Lapsit pre e propagandes se paguar..

  4. Lapsi ja keni fut kot. Shifini mire cmimet e cmendura te qirave ketu. Sikur po e mer ne nje qytet te mire me 450000 banore ne gjermani. Se per te blere apsolutisht te bie me mire te blesh ne gjermani. Keta kane dale mendsh fare. Keta mendojne se gjithe dynjaja shesin droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *