• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool përmbys Tottenham dhe mban larg City: Arsenal shpenzuesi i zakonshëm

Sport, Video



Liverpool është gjithnjë e më shumë padron i Premier League dhe me fitoren e arritur në Anfield Road e ka mbajtur sërisht diferencën nga Manchester City në 6 pikë. Nuk arrin të ndalë galopimin e Reds as Tottenham, që në një deja vu të finales së Champions del përsëri i mundur nga formacioni i Jurgen Klopp. Shpenzon si gjithnjë Arsenal, që con dëm avantazhin e dy golave për një barazim 2-2 në Emirates përballë Crystal Palace, ndërsa më në fund vjen frymëmarrja për Manchester United, që shkon të fitojë në transfertë e Norwich me rezultatin 1-3.

Fitore me përmbysje për Liverpool, që imponohen 2-1 ndaj Tottenham, edhe pse Spurs i lëkundën jo pak besimin skuadrës së Merseyside me golin blitz të Harry Kane. Qendërsulmuesi i Anglisë shënoi që në minutën e parë e Reds iu desh shumë punë për të kaluar portierin Paulo Gazzaniga, në një pasdite të përkryer.

Salah e Firmino nuk arritën të thyejnë rezistencën e londinezëve, por atë që nuk e bënë dot sulmuesit e bëri kapiteni Henderson shtatë minuta pas rifillimit. Misioni u komplikua në minutën e 75, kur Mane u pengua në zonë, duke i dhënë shansin Salah të paraqitej në pikën e bardhë për të vendosur rezultatin 2-1, që e ngjit skuadrën e Klopp në kuotën e 28 pikëve.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Newcastle United 1 – 1 Wolverhampton Wanderers
Arsenal 2 – 2 Crystal Palace
Liverpool 2 – 1 Tottenham Hotspur
Norwich City 1 – 3 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *