• |
ide | kryesore

Çështja/ Goditjet me kokë shkaktojnë demencë: në Skoci mendojnë t’i heqin deri tek’ Under 12

Sport



Skocia po e mendon seriozisht. Të përfshijë nga janari një ndalim për goditjet me kokë për futbollistët nën 12 vjec. Ashtu si ndodhi në SHBA nga 2014. Alarmi i ri erdhi për dy faktorë: demenca e denoncuar kohët e fundit nga familjet e Peter Cormack, ish-mesfushor i Liverpool 70 vjec, e George Reilly, 62 vjec, ish-Watford e Wba. E pastaj është edhe studimi i publikuar nga Universiteti i Glasgow, i vëzhguar nga federata angleze e futbollit e nga sindikata e lojtarëve, me të dhëna shumë shqetësuese, që zbulon për futbollistët një përqindje rreziku shumë më i madh ndaj mesatares për të vdekur nga demenca e me sëmundje të rënda neurologjike.

MBI 7600 FUTBOLLISTE TË EKZAMINUAR — Sipas këtij studimi të zgjatur në dy vjet dhe të kryer mbi 7.676 ish-futbollistë skocezë, të lindur mes 1900 e 1976 dhe e ndjekur nga neuropatologia Willie Stewart, rreziku për futbollistët që të sëmuren, në krahasim me persona të të njëjtës moshë kushte jete, është 5 herë më e lartë për Alzheimer, 4 për sëmundjet neuromotorie e dy herë për Parkinsonin. Dyshimi, shumë i bazuar, për këto të dhëna, është se mund të varen nga sa herë e kanë goditur topin me kokë, sidomos në kohët kur topat ishin shumë të rëndë. Prof. Stewart nisi të interesohej për këto raste në 2002, kur ekzaminoi trurin e Jeff Astle, që u nda nga jeta 59 vjec. Ish-sulmuesi i Notts County e Wba, 168 gola në divizionin e parë, nga të cilat gjysmat me kokë, u diagnostikua me «encefalopati traumatike kronike», «e kishte trurin si të një boksieri», tha atëherë dr Stewart. «Tani duhet të kërkojmë më shumë prova mbi rreziqet e goditjeve me kokë. Për momentin dimë që lojtarët në fushë rrezikojnë më shumë se portierët».

MASA URGJENTE — Ndërkohë John MacLean, shefi i stafit mjekësor të federatës skoceze, ka sugjeruar të merren masa të menjëhershme për të reduktuar «goditjet e rënda me kokë» mes lojtarëve të rinj. Për shembull, duke e limituar ndjeshëm këtë në seancat stërvitore, ndoshta duke lejuar vetëm një në javë për ti dhënë kohë trurit të rikuperojë».



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *