• |
ide | kryesore

Samsung pranon dështimin, me Galaxy S 10 ju’a lexojnë mesazhet

Arkiva, Lajme, Planet



Kompania Samsung, ka pranuar se me celularin e saj Galaxy S10 nuk jeni të sigurtë që nuk u a lexojnë mesazhet. Ky problem është zbuluar së pari nga një grua britanike, burri i së cilës mundi ta hapte telefonin me gjurmët e gishtit të madh, shkruan BBC.

Kur është lançuar S10-a, në muajin mars, Samsungu e ka përshkruar sistemin (skanerin) për leximin e gjurmëve të gishtave si një “revolucion”. Skaneri dërgon ultratingujt për të detektuar gjurmët 3D të gishtave në mënyrë që të identifikohen përdoruesit e smartfonëve. Samsungu ka thënë se ishte “i njohur me çështjen e identifikimit të gabuar të gjurmëve të gishtave te S10-a dhe se së shpejti do të prodhojë një softuer për zgjidhjen e kësaj çështjeje”.

Kompania jug-koreane KaKao Bank u ka thënë konsumatorëve që të çaktivizojnë skanerin për gjurmët e gishtave dhe të presin derisa ky problem të zgjidhet.

Çifti britanik i cili zbuloi këtë mangësi të sigurimit, ka thënë për revistën “The Sun” se ishte ky rast ishte një “shqetësim i vërtetë” për ta.

Pas blerjes së një xhami mbrojtës 2.70 funtesh (rreth 3 euro) në eBay, Lisa Neilson ka regjistruar në skaner gjurmët e gishtit të madh të djathtë dhe pastaj kuptoi që gishti i madh i majtë i saj, i cili nuk ishte i regjistruar, mund ta hapte po ashtu telefonin. Pastaj ajo i kërkoi burrit që ta provonte dhe të dy gishtat e tij të mëdhenj po ashtu e hapën telefonin.

Dhe kur xhamin mbrojtës e kanë vendosur në një tjetër S10, problemi është përsëritur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *