• |
ide | kryesore

Vidal i hap derën Inter dhe tregon sherrin me Bravo: “Nuk do jem kurrë mik me të”

Sport



Mes objektivave të merkatos për Inter në janar është edhe Arturo Vidal i Barcelonës. Tekniku zikaltër Antonio Conte kërkon një përforcim në mesfushë e kileni, të cilin e ka stërvitur gjatë kohëve tek Juventus, është rasti ideal. Mbi këtë argument, pikërisht Vidal u shpreh personalisht:

CONTE – “Më kujton shumë gjëra të bukura që kam përjetuar me të. Kapërcimin në kualitet për të qenë një nga më të mirët e arrita me ndihmën e Conte. Gjëja më e rëndësishme në futboll është besimi. E kur një trajner i tillë, të jep besim, të përmirëson shumë.

BARCELLONA – “Po punoj fort për të mos u larguar nga klubi e për të arritur objektivët e rëndësishëm që kemi në këtë sezon. Nuk jam i lumtur, nuk jam, por po përpiqem të përmbys situatën në favorin tim e të fitojë një vend si titullar. Kam punuar fort, për gjith karrierën time. Nuk ka mbërritur ende momenti im, por jam i qetë, e di që do të vijë”.

MOMENTI – “Nuk gjej një shpjegim, por ka mënyra të ndryshme për ta parë futbollin, mënyrën e të luajturit, stilet. Nuk jam i lumtur për situatën por janë vendimet e trajnerit. Unë mundohem të ndihmoj skuadrën kur thirrem në cështje e stërvitem gjithnjë në mënyrën më të mirë. Do të vazhdoj të punoj fort, duke u shqetësuar vetëm për gjërat që më takojnë mua. E di që atë që bëj unë nuk e bën akush. Preferoj të përqendrohem për tu përmirësuar edhe në detaje, duke e ditur e kam qenë gjithnjë titullar, kam patur gjithmonë mbështetjen e besimin e shokëve, apo trajnerëve”.

BRAVO – “Një nga të dy duhet të bënte një hap e ai nuk isha unë, ja përse nuk kam patur probleme e cdokush është stërvitur individualisht. Ka dhënë gjithcka, edhe unë e skuadra e kuptoi. Nuk jemi miq, as nuk do të jemi kurrë, por Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme. I thashë disa gjëra e nuk është se duhet tia them shtypit. Jam njeri që i them gjërat në fytyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *