• |
ide | kryesore

Emiliano Sala, dhuratën më të bukur të ditëlindjes së munguar i’a bën Club San Martin

Sport



Emiliano Sala është gjithnjë në zemrën e Club San Martin, skuadra në të cilën sulmuesi, që humbi jetën në Kanalin e La Manshit, ndërsa fluturonte nga Nantes në Cardiff, me një avion privat, ka nisur të luajë futboll. Klubi argjentinas ka nderuar kujtimin e futbollistit, duke riemëruar impiantin e tyre sportiv “Estadio Emiliano Sala”. Një dedikim i vecantë, zyrtarizuar vetëm pak orë pas asaj që duhet të ishte dita e ditëlindjes së 29 të futbollistit të pafat. Por nuk mbaron këtu. Përvec emrit të stadiumit për Emiliano Sala, në fakt, klubi i vogël argjentinas ka vizatuar një murales me fytyrën e lojtarit në një nga muret e strukturës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *