• |
ide | kryesore

A është “mirë me qen shqiptar”, vetëm në stadium? 

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit ende më buçisnin në vesh thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe ritmi i këngës: “ti Shqipëri më jep nder”. 

Kori i tifozëve vazhdonte ti gërthiste ato si i dehur, sikur të donte të zgjaste atë delir që vetëm në një ndeshjeje futbolli mund të provohet. Ndonëse, po aq sa të tjerët edhe unë i kisha të acaruara kordat vokale, sidomos pas golave të Asanit dhe Dakut, e kisha kapur veten të shqiptoja vetëm thirrjet oe,oe, oe, pas refrenit “o sa mirë me qenë shqiptar”. Një ndjesi e brendëshme më frenonte të shpallja me bindje se është më mirë të jesh shqiptar sesa gjerman, polak, apo eskimez. 

Në fakt, asnjëherë nuk më ka pëlqyer patriotizmi folklorik që shpaloset në shkallët e stadiumeve, ku sipas modelit komercial të Digitalb, i këndohet “flamurit më të bukur në botë”, ku shahen nga motra shtetet armiq, madje edhe kur nuk janë fare pjesë e garës, ku i thuret himn një konstrukti etnikisht të pastër, që gëlon vetëm në ëndërrat e një pakice nacional-ekstremiste shqiptare. 

Lexo me tej:

Video e golave të fitores: Shqipëria drejt “Gjermani 2024” 

Por, pavërësisht nga këto stërhollime, që në ato momente, aty rreth e rrotull, nuk i interesonin askujt, koret disa mijrash vazhdonin të këndonin. Ndoshta stadiumi dhe kombëtarja janë të vetmet simbole përbashkuese që e bëjnë njeriun shqiptar, ta shpalosë me krenari përkatësinë e tij dhe të mburet me identitetin e vet.

Në pushim të ndeshjes kishim shëkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe bërë një fotografi me një emigrant nga Kanadaja, që më tha se kishte udhëtuar enkas për të mbështetur ‘të kuqtë”. Ai u largua dhe e pashë disa shkallë më poshtë të këndonte të njëjtat refrene pas golit të dytë të Dakut. Nuk e di dhe s’kisha si ta pyesja, se cilat qenë arsyet që e kishte lënë këtë vend. Ndoshta mund të ishin ato të zakonshmet. Një jetë më e mirë, një e ardhme më e sigurtë për fëmijët, apo motive të ngjashme me të gjithë të tjerët që vendosin të thonë lamtumirë. Nuk e di se me ç’djenjë ishte larguar prej këtu, por jam i bindur se shumica e të tjerëve si ai, kthejnë kurrizin me shprehjet: “ne s’do bëhemi dot kurrë, nuk ka më shpresë, si lëmë dot kalamajtë të rriten këtu”, etj.

Me këtë mendësi i’a ka mbathur nga sytë këmbët, ndoshta njëherë e përgjithmonë, gati një e treta e popullsisë. Madje edhe ata që vijojnë të jetojnë e kanë të stampuar këtë lloj psikoze pesimiste. Po kur vjen puna, kur veshin fanelën e kuqe të tifozit të Shqipërisë, papritmas transformohen. Aty për aty ndihen krenarë për atë që janë. Pikturojnë fytyrat me ngjyrat e një flamuri për të cilin tregohen indiferentë në jetën e përditshme. Blejnë me kacidhet e fundit shallë, kapele, fanela të kuqe, për t’u ndjerë mirë në sigurinë që të jep të qenit pjesë e një bashkësie. Paguajnë para nga buxheti i tyre, ndoshta i pamjaftueshëm, për të udhëtuar nga larg dhe për të siguruar një biletë, në mënyrë që t’i përkasin një kori që i përkëdhel origjinën, sedrën dhe ndjenjën e përkatësisë.

Më vonë, kur njerëzit qenë shpërndarë dhe zhurma ishte shuar, u mundova ta krahasoj atë masë me turmat që mblidhen në manifestimet dhe mitingjet e partive. Ndonëse aty i shpërblejnë për të vajtur, i premtojnë vende pune dhe legalizime, u japin lekë në këmbim të dorëzimit të kartave, u ofrojnë tapi apo fshirje detyrimesh nga listat, nuk e sheh kurrë këtë entuziazëm xhenuin. Në këto lloj manifestimesh, i paguajnë, i joshin dhe porsa largohen edhe nëse kapin ndonjë gjë, pjesa më e madhe e turmës përsërit nën zë të zakonshmen: “është e kotë, ky vend nuk bëhet”. 

Ndërsa në ditë si kjo e të dielës së fitores fantastike kundër Polonisë ata zbrisnin shkallët e stadiumit duke kënduar se sa krenari i jepte fakti i të qenit shqiptar. Dhe një pjesë janë po të njëjtët.

Natyrisht, kur vë re këtë ndryshim dhe tenton të bësh këtë krahasim, nuk mund të biesh pre e përfundimeve klishe se në ç’gjendje të mjerueshme është katandisur klasa jonë politike. As ta krahasosh rrefuzimin ndaj saj, me emocionet, pasionin apo zemërdridhjen që të fal magjia e futbollit, e cila është, diku më pak, apo dikur më shumë, e papërsëritshme në mbarë ruzullin.

Por ama, shkëndija që ndez në mënyrë befasuese, çdo histori suksesi e kombëtares, sa herë që ajo ndodh, nuk është një sinjal që mund të neglizhohet. Përtej paragjykimeve që kanë një pjesë njerëzish si unë, për nacionalizmin folklorik dhe për përdorimin naiv të ndjenjës patriotike, fakti se edhe i shprehur në këtë formë, entuziazmi që arrin të ngjallë kombëtarja, përbën një virus ngjitës, është domethënës. Ai tregon se sa etje ka ky mjedis për simbole suksesi, për fitore që i ndajmë në mënyrë të barabartë të gjithë, për beteja në të cilat askush të mos ndihet i përjashtuar, për ndjenjë përbashkësie dhe vlera që na unifikojnë. Ai tregon se çfarë shkëndije mjafton për të kaluar nga fatalizmi, se ky vend nuk bëhet, te të ndjerit krenar për përkatësinë që ke. 

Të tëra këto ishin ngjizur së bashku në një dy orësh magjik, që do të zgjatej edhe pak, kur duke zbritur shkallët e stadiumit, ajo masë e madhe vazhdonte të shpërndante në eter thirrjen “o sa mirë me qenë shqiptar”, të cilës unë i bashkohësha vetëm me pasthirmat “oe, oe, oe”. Ata do ta vazhdonin festën edhe disa çaste në rrugët e qytetit, deri sa zërat e tyre të mpakeshin e të shuheshin nëpër natë. Të gjithë e dinin se e nersërmja do të ishte një ditë e zakonshme, ku do të bënin dhe thonin të njëjtat gjëra si përherë.

©Lapsi.al



45 Comments

  1. Momenti me i kënaqshëm per mua, Bushat ishte kur polakët i hyn me shkopa shqiptarve te tredhur e pa b…. Neveri per ket popull qe mbush stadiumin dhe nuk del ne asnje proteste. Ose te kishte fishkëllyer hyrjen e Ramswsit ne stadium

    1. o bushat po pse je kaq fisqire mor burre i dheut…. po pse je kaq negativ genetikisht mor plehere e monstres komuniste, po pse je kaq robqim qe ste qesh buza e sdi te gezosh ne jete…. o kelysh i komunizmit

      1. E verteta vjet,sepse askujt nuk i vjen mire nese i a thua.Njerezit pelqejne lajkat,sidomos ne shqiptaret.Tregojen patriotizmin tuaj te dashur vellezer sot me Kosoven,me Camerine qe eshte nongrata ne vendin e saj jo me te cjerra neper stadiume.Patriotizem eshte ta duash vendin tend jo te quhesh grek apo serb per dy leke te qelbura qe ti pagojne armiqte e kahershem te Shqiperise.

        1. Po mire Sala ka bere tere ato te keqia qe ti permend, dakord. Po ka 12 vjet qe kemi kete mbretin me pushtet absolut, qe mundet ta kish futur ne burg “ kriminelin “ Berishe , a ndryshuan gjerat per mire apo u bene me keq . Me fal nese paguhesh te lehesh, se duhet nxjere buka e gojes, e jo te gjithe bejne pune me dinitet, e ke shoke shume

    2. Po mbase qentë shqiptarë, janë më të mirë se qentë gjermanë, apo serb.
      Sepse ndryshe do bërtisnin , O sa mirë me gomarë shqiptarë, apo o sa mirë me derra shqiptarë.
      Ata nuk po thonë, O sa mirë të jesh shqiptar !

    3. I paemër 11/09/2023 te 13:10 – po ti qe shkruan shqip kujt populli i perket. Ke neveri per veten. Shko me vrap te shikosh psikiatrin idiot i Lapsit.

  2. Ndenjat folkloriste merrini dhe fshini bythen se nuk i hyjne ne pune njeriu ne 2023-shin.

    Shqiptaret nuk kane pse te unifikohen mbi parimet e kohes se Napoleonit.

    Shqiptaria eshte nje kontenitor solid qe thjesht ka nevoje te mbushet me vlera.

    Vlera praktike, jo patetike.

    Vlera si:

    1) Hajde te zhvillohemi

    2) Hajde te ruajme territorin

    3) Hajde te jetojme si njerez se bashku

    Veri nje flamur kuq e zi siper, emrin “Albania”, himnin edhe kaq. Kaq e thjeshte eshte.

    S’e kuptoj per cfare masturboheni kot me kot?!

      1. Sigurisht qe po.

        “Shqiperia” sot per sot eshte nje brand shume i suksesshem. Shqiptaret dhe shqip-folesit kudo ne rajon jane ne piken e tyre me te larte ne keto… le te themi 150 vitet e fundit.

        Numrat dhe faktet nuk jane ceshtje opinioni.

        Mund te behet me mire?! Sigurisht!

        Une jam i pari qe nuk duroj dot natyren perverse te ketij komuniteti qe ka tendencen t’i ndertoje gjerat shkel e shko. Dhe mbi te gjitha eshte nje komunitet disfunksional.

        Por Rama nuk eshte magjistar. Eshte thjesht kryeminister.

        Do me mire?! Konkuro vete per krye-magjistar apo kryeminister.

        Ke kellqe?!

        Sigurisht qe s’ke. Atehere mos bej kot si ekspert i midhjes dhe i peshkut.

    1. Analize perfekte e gazetarit. Jam 100% me te. Bushati si dhe mijra te tjere nuk e pranojme fallcitetin, ate qe eshte fake. Nese vertet je patriot nuk tregohet ne stadiume kur lot kombetarja jone. Po edhe une exzaltohem nga nje rezultat i mire, por kur shoh qe shqiptaret para se te ikin neper bote i japin edhe nje dore varmihsavet te kombit, votojne po keta qe na drejtojne e na sollen ne kete derexhe, ikin e thone ky vend nuk behet. Kush do ta beje? Apo ne shqiptaret, te larguar tashme apo dhe ata qe po pregatiten te largohen presim Nepalezet ,Bangladeshet,Filipinot e te tjere ta bejne Shqiperine e ne te vijme e ta shijojme si turista? Jo zoteri nuk ka faj Bushati apo Bushatet qe na tregojne te verteten, realitetin qe jetojme ne qorrave qe masturbohemi nga ndonje ndeshje futbolli apo nga ndonje fjale “ patriotike” e thene nga ata qe po e shesin vatanin Ashe e kthyen kete perle vend te pajetushem.?Kur vihet gishti ne plage , te dhemb. Dilni nga stadiumi o “ patriote “ te medhenj e beni nje proteste per pensionistet qe mezi shtyjne muajin ne 100$ , beni nje proteste per Kosoven. Por jo, ju merziteni me gazetaret.

  3. Ke kaq shume te drejte Bushat ne analizen qe i ben ketij fenomeni. Mua shprehja qe perdorin tifozet ne stadium s’me thote asgje sepse jane te njejtet njerez qe shprehin krenarine e tyre ne staduim per qenien e tyre shqiptar dhe mbas ndeshjes hedhin mbeturinat rrugeve apo poshte pallatit. Jane te njejtet njerez qe kur u vidhet pasuria e tyre private bejne 97′ ndersa kur u vidhen miliarda euro nga qeveria nuk dalin te protestojne por rrine ne kafe apo me rende jane partizane politike dhe cdo gje qe ben partia e tyre ne pushtet e koniderojne pozitive. Ketij populli vertet i duhet bere nje analize e thelle socialo-antropollogjike per te kuptuar strukturen e c’rregullt mentale te ketij populli.

    1. “UK” Mos i pergjithesoni, se jo te gjithe ne stadium jane patriote me bateri, apo qe behen patriote vetem si trend i momentit te asaj dite apo eventi. Psh, patriotizmit te disa kengetareve,apo personazhi te rrjeteve sociale nuk i besoj shume. Por atyre tifozeve te zjarrte, s’ia veme dot ne dyshim patriotizmin se po e deshmojne me vepra kur shkojne dhe ndjekin ndeshjet e Shqiperise kudo ne Europe,nderkohe qe ndonje sharlatn percares, me sufflaqen aty mbi tavoline, rri u jep mend modernizimi e kozmpolitanizmi, ketyre dhe te tjereve. Me shkrimin e Bushatit jam dakord per shumicen qe thote, psh kur shahen nga motrat jo vetem te huajt (qe as se kuptojne) por edhe njeri tjetrin ne ndehjet lokale. Gjithashtu duhet te hiqet shprehja”myte myte” (sidomos ne Boks) qe ne gjuhen tone nuk e marrim si fjale fatale,por qe perkthyer ne gjuhe te huaj ngjan e tepert dhe serioze(sidomso kur ndonje keqdashes i huaj manipulon me kete fakt). Dhe ajo qe duhet urgjent ta heqin tifozet tane nga menuja, eshte vershellimi himnit.Himni dhe Flamuri jane te shenjte per kedo. Te ishte naj Serbi, asgje mos ti kursehej, po Polonise dhe shteteve jo armike ska pse..Dhe e fundit,qe eshte dhe jashte teme, e lus ndonej familjar te Florian Markut nqs na degjon, ta keshilloje ate qe te heq dore nga rruga ku eshte futur se fundmi. Psh jo rastesisht, heren e fundit ,veshjet kuq e zi i kishte ndryshu me te gjelberta,e megjithese ka 2 kenge qe i jane kushtu atij, zgjodhi si himn te tij per tu fut ne ring, nje kenge,ultra fetare-ekstremiste, si te atyre ushtareve radikale ne Siri. Pa asnje dyshim duket nje dore e fshehte serbe qe i intereson ky imazh |(sic financon shume “vipa” shqiptare ne Shqiperi e Kosove) dhe e ka financu, pa dijenine e Florianit.per qellimin keqdashes antishqiptar te ketij financimi. E nqs e ka bere per ti marr ca leke ndonje arabi, akoma me keq qe patriotizmi i tij perfundoi ne babezi lekiste.Familja Marku merrni masa se nuk eshte parja gjithcka

    2. Ti ke te drejte, por kush t´ia beje analizen psikologjike shqiptareve ?

      Ne ende vazhdojme te mburremi se jemi populli me i vjeter ne ballkan, se shqipja vjen nga ilirishtja e dokrra e shabllone si keto qe nga koha e komunizmit, pa u thelluar ne radhe te pare per te njohur vetveten.

  4. Ne fakt Oriana Fallaci ben nje shkrim mjaft domethenes per patriotizmin.Ja si i krahason ajo amerikanet me te vetet,italianet.Fallaci thote:”Nese flamurin amerikan e mbajne mbi supe zjarrefikesit amerikane duke shpetuar viktimat e 11 shtatorit,flamurin italian e mbajne rrugaqet neper stadiume”.

  5. Ke të drejtë Andi Bushati, se të thërrasësh “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe pastaj t’ja mbathesh nga ky vend masivisht, sigurisht që ka diçka që nuk shkon.

    Silvinjo korri një arritje falë djemve të kombëtares dhe tifozerise energjike, por një shqiptar në krye të nje bande trafikantësh në Brazil akuzohet për transportin drejt Europës të sasive të mëdha droge.
    Dhe ky lloj lajmi vjen edhe nga Italia, Belgjika, Holanda, Gjermania e Britania.

    A mund të jemi krenarë kur mbushim kronikat e zeza të Europës ?!
    Rritja e numrit të turistëve në një behar krize ekonomike në Perëndim dhe dashamirësia e disave prej tyre në media e portale nuk mjafton për të qenë krenarë…

    Disa shembuj spirtistësh e artistesh që na nderojnë, sikurse të dielen në Tiranë, janë vetëm shkëndija shprese se shqiptarët po kërkojnë identitetin e tyre të nëpërkëmbur…

  6. Bushat duket qe s’lexon. Je habitur me nje koncept te ezauruar prej te pakten 150 vjetesh nga nje mori sociologesh, dhe ky koncept quhet “psikologji e turmes”. Lexo me shume qe te befasohesh me pak dhe mos te te duket zbulim cdo gje qe te ben pershtypje nga pozita e paditurise. Se do perfundosh si Marin Mema, qe as shqip s’di te flase sakte, por nderkohe po rizbulon i habitur histori antike e mesjetare shqiptare per te cilat kane zene pluhur studime akademike, duke i paraqitur si cudira te rralla, nderkohe qe gjithe komuniteti shkencor e kush ka dy pare mend, ha kokoshka dhe gajaset. Ja, keshtu dhe ti.

  7. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është I pari që ka shkatërruar zgjedhje, I pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, I pari që ka nxjerr në prit dhe ka varë themeluesin e PD, I pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec.o sa mire me qen shpellkar,kjo pakice po na ben dem te madh,nuk kam ndigjuar asnjehere qe nje italian te thote,o sa mire me qene italian anglez amerikan etj etj etj popuj ne bote,per kete pakice eshte me mire te thone o sa mire me qene kar.

    1. Bushat ,lëre gazetarinë politike po merru me letërsinë,se edhe sikur të jesh maskara si Kadare askush nuk do t’a vërë re,nuk do merren me ty po do të lexojnë fantazinë tënde .
      Sidoqoftë më mirë nga Blushi dhe Fevziu do të shkruaje …
      Këshillë miqësore.

  8. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!

    E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”

    1. “Problemi është se kush përfitoi dhe kush ishte skenaristi. Skenaristi arriti ta kthejë në tragjedi këtë, dhe të përdorë djallzi. Përfituesi i vetëm ishte Sali Berisha.

      E vërteta është kjo, i vajtën në zyrë Saliut, i vajti lajmi, e ka pranuar vetë, ka thënë Sali Berisha: Më mori në telefon daja dhe më tha se Azemin e vrava unë, sepse unë e nxora atë në pritë. Duke thënë që është një makinë atje, e thotë vetë ai (Berisha).

  9. Zakonisht c’do mengjez kur pi kafene lexoj edhe shtypin,shqiptar! Dhe ja Lapsi.al! Ne te djathte te qesh Andi me syte blu,sikur te thote Hajde te lutem! Jam vetem me Saliun! Por fotografia eshte bere 20 vjet te shkuara! Shume ujra kane rrjedhur Andi! Je bere i neveritshem! Shaje Ramen sa te duash, se keta jeni ju bijte e komunisteve dhe spiuneve, por te mbrosh Saliun eshte nje lajthitje e madhe dhe tregon qe duhet te jesh pak budalla gje qe duket qarte ne qendrimet qe mban! Dhe ndrojne fotografite njeri me lart e tjetri me poshte, me fshatarin e palare Shkullaku,spiuni i Argites ne sherbim te Saliut,kunder Rames! Eshte dicka jollogjike qendrimi i te dyve! Me saliun?!

  10. Tjetri u plagos rëndë dhe u dërgua në spital ku në vend të hetuesve mbërriti për ta intervistuar, Saliu (foto).

    Një nga enigmat e tjera të krimit që drejtësia e la pa përgjigje është telefoni celular i Hajdarit. Edhe ky u zhduk për tia lënë vendin më the të thashëve të Saliut dhe simotrave të tij politikë, njl tjetër dështim profesional për të cilin duhet të turpërohet cilido që e konsideron veten prokuror apo hetues.

  11. Kur ka ardhur Muharrem Haklaj në zyrën e Azemit, Azemi ka bërë zakonin siç duhet edhe nga pikëpamja fetare është betuar që s’ka gisht. Madje i ka thënë unë e di se ca karakteri keni, po ta them shqip e keni nga kjo zyra këtu. Ka drejtu gisht nga Saliu dhe unë u vë në dispozicion nja kasetë ku është dhënë urdhri për të vrarë Shkëlqimin. Kasetën e ka Lumneshi.I vetmi politikan vrases ne keto 33 vjet dhe ky eshte serbi salih karaxhic berisha

  12. Foltorja humbi nga vetja. Humbi nga zgjedhjet e saj. Në 32 vite nuk ka pasur asnjë krye bashkiak për t’u mbajtur në mend, asnjë vlerë për të qenë e denjë për qytetin. Të gjithë që e qeverisën lanë pas vetes brenga, punë të pa mbaruara, por ikën shumë herë më të pasur se sa kishin qenë katër apo tetë vite më parë.

    Përgjithësisht njerëz mediokër, pa vizion për qytetin dhe pa imazh politik, të drejtuar nga një njeri në pas skenën e tyre, zonja Topalli

  13. “Problemi ishte që ishte një frymë që thoshin se Saliu ia mori partinë Azem Hajdarit. Saliu ishte futur nga Ramiz Alia që t’ja merrte partinë Azem Hjadarit dhe ia mori, e dyta që është më e rëndësishmja ka qenë se me skemat piramidale dhe me rënien e shtetit Azem Hajdari u gjallërua brenda PD me synimin e vetëm që t’ja merrte partinë. Në 97 flas. Do t’ja merrte partinë. Ai e përpunonte, e fliste dhe me të tjerë.

  14. “Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij.

    Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.

  15. vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.

  16. Berisha për Azem Hajdarin, gusht 1995:

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

    Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se çnxirrte nga xhepat.

  17. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

  18. Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.

    “Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.

  19. Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

  20. drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”.

    Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen.

  21. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.

    Nxjerrja e fakteve të reja që tregojnë pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratortin eTiranës njëherë në gusht 122 mln dhe ditën e sotme 159 mln, sollën konfuzion në radhët e këshilltarëve të djathtë, të cilëve panë se si u ra alibia për të sulmuar Veliajn.

  22. ende njerëz që janë dënuar dikur për vrasje, terrorizëm apo kontrabandë armësh janë duke konkurruar fuqishëm në zgjedhjet vendore 2023. Njëri nga këta persona i akuzuar për terrorizëm, por i dënuar për kontrabandë armësh është kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili përfaqëson PBDNJ, OMONIA e i mbështetur fuqishëm nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

  23. sipas rezultatit të zgjedhjeve, shumica në pushtet qeveris rreth 2,2 milion banorë të vendit, ndërsa opozita rreth 50 mijë banorë.

    Vetë qëllimi i aktivitetit është getoizimi i bashkive që ka fituar opozita, për t’i kthyer ato në bashki të dështuara, pa fonde dhe për t’i përdorur si reparte lufte kundër qeverisë.Disa salih te vegjel vazhdojne ti hane Mutin salihut cdo mengjes mendojne se do rriten me kete gjelle qe ju ofron salihu cdo dite,maloket ne qytet,kombi ne rrezik o shpellkare

  24. Si duhet ti pergjigjesh pyetjes se Bushatit! Andi nuk eshte ose eshte njeri pa skrupuj fare,i shitur etj! Nuk mban ere patriot! Njeri negativ dhe i poshter! bashke me Mandin nga Stropska qe mban ere fshatari te kohes te Toltsoit ne Rusi,muzhik! Po eshte edhe Lubonja qe ka zene nje vend ne Media dhe jep udhezime se si dhe sa keq eshte Rama! Shqiptari i Andit eshte i pabese dhe jo mirenjohes! urrejtja ka mberthyer mendjet e ketyre njerezve!

  25. Sigurishte ndermjet dy qelbesirave dhe kur ska alternativ tjeter, njerzit zgjedhin qelbesirin,qe eshte me pak se qelbesir se tjetri.Kjo eshte arsyeja qe ka disa,qe thone qe nano qe me i mire se rama.Biles kete e kam degjuar se e thote dhe berisha,qe nano qe me i mire ,qe pak liberal.Po ai ka arsye,se nano pas dy mandateve e la rotacionin dhe iku nga pushteti dhe ja dha berishes.Ndersa ti rama je qelbesiri me i felliqur, qe ,se besonte populli,qe do na vinte pas 90.Ti o rama je qelbesiri i qelbesirave te kryetareve te asaj partije te felliqur,kriminele dhe vrasese.Kam degjuar qe ka shume njerez,qe trumbetojne fasadat,qe ti ju bere qyteteve dhe bumin e turisteve ,si suksesin absolut tendin dhe aritja me e madhe qe i ke bere ti shqiperise dhe shqiptareve.Po kush e shikon gjakftohte dhe me analize te ftohte ta kthen ty edhe kete fasade dhe turizem,qe ti i reklamon shqiptareve.Nga 2013 deri me sot ti rama familja jote,plerat e ty hajdute ne administraten tende ,qe nga kryeministria,ministrat,bashkite,komunat,gjykatatsit,prokuroret,policine,pasi u majmet me miljona te vjedhura nga buxheti i shtetit,te vjedhura, me dhune dhe terror popullit me tatime,taksa,cmime,maramendese,i ivestuat,ne hotele,motele,risorse,pallate resorante.etj,si keto.Dhe sigurishte,qe ti rimerni keto ivestime maramendese,doni klienta.Ketu ne shqiperi si gjeni dote,se populli ska buke te haje,jo me te perballoi hotelet,motelet e plazheve,qirate e pallateve,cmimet e restoranteve tuajat.Prandaj ti rama dhe qelbesirat e ty,ku futet edhe nanoja pleri qe kushedi sa biznese ka nga vjedhjet qe i ka bere shqiptareve,duhet te binit klientele te larte nga europa dhe bota e pasur.Kjo eshte arsyeja qe ju o rama,hodhet miljarda te parave te popullit dhe e zhytet vendin ne nje borxh katastrofik dhe qe do ta coni vendin ne falimentim,ne keto ivestime, dhe me miljona ke paguar real state neper bote te reklamonin “shqiperine turistike”Dhe rezultati 6 miljon turiste.Po cfare fituan shqiptaret nga ky bum turistik?Kush i ka hotelet,pallatet kullat,hotelet,resorset,shezllonet?Ti o rama i ke dhe qelbesirat pushtetare te tu.Harxhove miljarda dollare nga gjaku i popullit,dhe po i kthen ne miljarda ne xhepat tuaja.Po populli ca fitoi?Cmimet u ngriten 10 fish te ushqimeve,naftes,trasportit publik,qirate,cmimet e pallateve,taksa dhe tatime dhe gjoba maramendese qe jua mer me dhune dhe terror.populli sben dot as plazh se e ke mbushur ti o rama,jane bizneset e tua ,shezllonet e tua o rama ,ku per popullin e thjeshte,ska me vend per plazh.Droga qe u shitet turisteve je ti bosi i madh o rama.A po, ke futur ne pune shperndaresit e droges dhe shume vajza te reja qe per buken e gojes shesin trupin te turistet qe ke sjelle ti o rama.Eskobarit ,baronit me te madh te droges ne bote ja ke kaluar ti o rama.Kete i ke bere shqiperise ti o rama,nese femrat shqiptare venin rrugeve te botes te prostitutionin, ti ato myshteri jua prure ne shqiperi,te prostitutojne ne shqiperi,qe ato rryshfete qe jua jepnin agjenteve te policise dhe policise se vendeve te huaja ku ato prostituojne,ti i doje per vete,prandaj jua prure ketu.E njeja edhe per shperndarsit e drograve neper bote,tani jua solle ne shqiperi tu marresh kestin.Prandaj dhe ju o analiste qe i beni jehone ,bumit turistik te rames,jeni plera te felliqur dhe te pandere.Vafsh ne djall ti o rama dhe nanoja jote o plera rama-nano.O mallkimi me i madh i kombit shqiptare.!!!!!!!!JO .SJAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR.NEPER BOTE E KAM KOKEN ULUR .ME THONI NJE GJE QE TE KRENOHEM NEPER BOTE QE JAM SHQIPTARE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *